1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Senati i SHBA miraton marrëveshjen e kontestuar bërthamore me Indinë

Daniel Scheschkewitz17 Nëntor 2006

SHBA duan të krijojnë njjë kundërpeshë ndaj Kinës

https://p.dw.com/p/Aqo0
India mund të përfitojë teknologji bërthamore nga SHBA
India mund të përfitojë teknologji bërthamore nga SHBAFotografi: AP

Miratimi të premten (17.11) i marrëveshjes së kontestuar bërthamore mes SHBA dhe Indisë ishte dëshirë e presidentit amerikan Xhorxh Bush. India do të ketë në bazë të saj akses në tekonologinë nukleare amerikane megjithëse ky vend nuk është pjesë e konventës për ndalimin e armëve bërthamore. Kritikët e marrëveshjes flasin për një procedurë problematike edhe sa i përket ambicieve atomare të Iranit dhe Koresë së Veriut.

Kritikët e marrëveshjes tërheqin vëmendjen se bashkëpunimi bërthamor amerikano-indian do të minonte konventën për ndalimin e armëve bërthamore. Megjithatë edhe një shumicë e senatorëve demokratë iu bashkangjit atyre republikanë dhe vendosën të miratojnë marrëveshjen. Kryetari i ardhshëm i komisionit për poltikën e jashtme në senatin amerikan Joe Biden iu përgjigj kështu kritikës: "Ky është një rast i vecantë. India në ndryshim nga Pakistani dhe vende të tjera është sjellë në mënyrë të përgjegjshme me programin e saj bërthamor. Nuk ka bërë përpjekje për përhapjen e armëve të saj bërthamore, nuk ka një A.Q. Khan dhe nuk mund të krahasohet me Pakistanin ose Iranin. Marëveshja nuk do të ketë asnjë ndikim në marrëdhëniet me këto vende."

A.Q. Khan, babai i bombës atomike pakistaneze, në vitet '90 nëpërmjet një rrjeti kishte përcjellë teknologji bërthamore në Iran, Libi dhe Korenë e Veriut. Jeff Bingaman , sentor demokrat për Nju Meksikon me një pakicë prej 12 senatorësh votoi kundër marrëveshjes. Ai paralajmëroi: "Shumë centrale atomike indiane janë shkak për tu shqetësuar dhe mbartin rreziqe të mëdha përhapjeje. Këtu bën pjesë teknologjia e shpejtë e reaktorëve bërthamorë, centralet indiane për pasurimin e uranit dhe ato për ripërtëritjen e shufrave katodike. Të gjitha këto centrale nuk i nënshtrohen asnjë kontrolli ndërkombëtar dhe India mund të prodhojë në to matërial bërthamor pa asnjë kontroll apo inspektim ndërkombëtar.“

Sipas marrëveshjes që u negociua në mars e kaluar nga presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe ai Indian Manmohan Singh SHBA i japin fund moratoriumit të tyre për shitjen e lëndëve djegëse bërthamore dhe komponentëve të reaktorëve Indisë. Në këmbim India ka premtuar të ndajë programin e saj ushtarak bërthamor nga ai civil.

Në SHBA nga marrëveshja nukleare priten në rradhë të parë avantazhe ekonomike. John Allen, deputet republikan nga Vigjinia u shpreh: "Firmat amerikane do të përfitojnë përmes vendeve të reja të punës dhe shtimit të mundësive tregtare në tregun indian të energjisë."

Një tjetër shtysë për nënshkrimin e marrëveshjes:SHBA duan që përmes bëshkëpunimit bërthamor me Indinë të krijojnë një kundërpeshë ndaj Kinës.