1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sekretari amerikan i mbrojtjes do të marrë pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih

Anke Hagedorn11 Shkurt 2005

Në Mynih këtë fundjavë zhvillon punimet konferenca e 41-të e sigurisë. Rreth 250 politikan dhe ushtarakë nga mbarë bota pritet të marrin pjesë në këtë takim. Në fillim i pranishëm do të jetë edhe presidenti gjerman Horst Köhler. Përvec tij priten edhe sekterari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan dhe senatorja amerikane Hillary Klinton. Tema qendrore do të jenë zhvillimet e fundit në Irak, mosmarrëveshjet për programin atomik të Iranit si dhe gjasat për arritjen e paqës në Lindjen e Mesme.

https://p.dw.com/p/ArQZ
Ministri amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfeld
Ministri amerikan i mbrojtjes, Donald RamsfeldFotografi: AP


A do të vij apo nuk do të vij? Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Ramsfeld nuk ndodhet në listën zyrtare të pjesëmarrësve në konferencën e 41-të të sigurisë në Mynih. Në vend të tij figuron emri i zëvendësit Paul Volfovitz. Megjithatë sipas organizatorit, Ramsfled do të marrë pjesë në konferencë por e paqartë mbetet se a do të mbaj fjalim apo jo.

Sekretari amerikan i mbrojtjes pat njoftuar në janar se nuk do të marrë pjesë në këtë konferencë. Një prej shkaqeve ishte një akuzë e inicuar kundër tij nga një organizatë amerikane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për krime lufte në Irak. Organizata amerikane "Qendra për të drejtat konstitucionale" ka ngritur padi në muajin nëntor pranë Prokurorisë federale gjermane ndaj Ramsfeldit dhe disa qytetarëve tjerë amerikan. Ai akuzohet për keqtrajtimet e kryera nga ushtarët amerikan në burgun Abu Graib të Irakut dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Sipas ligjit të drejtës penale ndërkombëtare mund të ndiqen edhe krimet kundër njerëzimit të cilat janë kryer jashtë Gjermanisë dhe prej jo-shtetasëve gjermanë. Ramsfeld pat reaguar me indinjatë dhe pat kërcënuar se nuk do të marrë pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih. Te enjten prokuroria federale gjermane njoftoi se nuk do të hetohet më kundër Ramsfeldit. Gjykatësit e arsyetuan vendimin e tyre me faktin se fillimisht përgjegjëse janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vendlindje e të paditurit e pastaj Gjermania. Sic duket vendimi i Prokurorisë federale ka bërë që Ramsfeld të ndryshoj mendimin e tij dhe nga Iraku të fluturoj për në Bavari.

Gjithsejt në konferencë pritet të marrin pjesë rreth 200 ekspertë ushtarakë dhe 40 ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes, në mesin e tyre edhe Joshka Fisher e Peter Struk. Konferenca këtë vit zhvillon punimet nën moton: "Paqe përmes dialogut". Temë qendrore në bisedime pritet të jetë Korea e Veriut tani kur regjimi në Penjan pranoi zyrtarisht se është marrë me prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë. Gjithashtu tema tjera të rëndësishme do të jenë edhe programi bërthamor i Iranit, gjendja në Irak pas zgjedhjeve të para dhe gjasat për arritjen e paqës në Lindjen e Mesme.

Për konferencën e Mynihut janë ndërrmarrë masa të rrepta sigurie. Përsëri disa organizata kanë paralajmëruar mbajtjen e protestave. Megjithatë në krahasim me vitet e kaluara këtë vit priten më pak demonstrues. Në detyrë do të jenë 4000 policë, rreth 1000 më pak se vitin e kaluar.