Segolene Royal për fushatë elektorale në Berlin | Politika | DW | 07.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Segolene Royal për fushatë elektorale në Berlin

Pas dy javësh në Francë zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Kandidatë janë për kampin konservator Ministri aktual i Punëve të Brendshme, Nicolas Sarkozy dhe socialistja Segolene Royal.

Segolene Royal dhe Angela Merkel

Segolene Royal dhe Angela Merkel

Francezët që banojnë në Berlin e pritën me entuziazëm Segolene Royal. Shumica e tyre me sa duket janë pasues të Partisë Socialiste.

Fotografët dhe kameramanët e rrethojnë kandidaten bukuroshe, e cila ka veshur një kostum elegant të kuq dhe gjatë gjithë kohës buzëqesh. Ajo ndihet vërtet mirë dhe e shijon këtë pritje. Më pas Royal i drejtohet pultit:

"Përpjekjet e mia më të mëdha janë që t'i jap tademit gjermano-francez forcën nismëtare që e ka humbur aktualisht në Evropë. Ky nuk është fatalizëm, por mendoj se duke hedhur vështrimin drejt së ardhmes mund të ndërtojmë sërish diçka. Me politikën time dua të vazhdoj atë të François Miterrand dhe të Helmut Kohlit për ta çuar përpara ndërtimin e Evropës politike dhe sociale."

Në fjalën e saj përpara francezëve që jetojnë në Berlin, Royal theksoi edhe një herë qëllimet e saj politike. Poltika e Bankës Qendrore Evropiane duhet të orientohet nga interesat e punëmarrësve, theksoi ajo. Sa i përket krizës së Airbusit, ajo u bëri thirrje shteteve pjesëmarrëse në projekt, që të derdhin më tepër para në këtë sipërmarrje. Nuk shkon që kjo sipërmarrje që i ka plot dosjet me porosi, të pakësojë në mënyrë kaq radikale vendet e punës, theksoi Royal:

"Një gjë e tillë kërcënon industrinë gjermano-franceze të aviacionit. Përveç kësaj vihet në pikëpyetje politika e përbashkët e një Evrope të inteligjencës, të studimeve, të inovacioneve dhe të punës, një Evrope që lufton për të qenë konkurrente me kontinentet e tjerë."

Takim i Royal me kancelaren Angela Merkel nuk qe aq mediatik. Takimi i të dy politikaneve u zhvillua me dyer të mbyllura dhe edhe në duhet të jetë folur për krizën në koncernin Airbus dhe çështjes se si mund të mbushet sërish me jetë kushtetuta e përbashkët evropiane. Pas takimit nuk pati ndonjë konferencë për shtyp, të dyja politikanet vetëm pozuan për një fotografi për fotografët.

Një gjë e tillë ka edhe shkaqe diplomatike, sepse askush në qeverinë gjermane nuk do të përzihet në fushatën elektorale në Francë dhe të marrë pozicion. Në të njëjtën mënyrë u veprua edhe para tri javësh, kur në Berlin ishte Sarkozy.

  • Data 07.03.2007
  • Autor Monika Dittrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqmm
  • Data 07.03.2007
  • Autor Monika Dittrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqmm