Schröder viziton Rumaninë | Gjermania | DW | 12.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Schröder viziton Rumaninë

Për herë të parë tek varri i babait të rënë në luftë

Pllaka e varrit ku prehet i ati

Pllaka e varrit ku prehet i ati

Gjatë vizitës së tij në Rumani kancelari gjerman Gerhard Shrëder ka shprehur mbështetjen gjermane për pranim në BE. "Jam shumë i bindur, se nqs mbahet kjo dinamikë në reforma, do të jetë e mundur, që bisedimet për pranim të përfundojnë që kete vit", tha Schrëder sot në Bukuresht pas takimit me kryeministrin rumun, Adrian Nasatase. Rumania tenton të pranohet në BE në vitin 2007. Schrëder tha se Gjermania është e interesuar që kjo të realizohet", por reformat duhen thelluar. Ai lavderoi angazhimin e Nastases për zbatimin e reformave. Nastase falenderoi Schrëderin për mbeshtetjen e Gjermanisë për pranimin e Rumanisë në BE, si dhe për ndihmën e mëparshme për pranim në Nato. Në rendin e ditës të qëndrimit njëditor të Schrëderit në Bukuresht është edhe një takim me presidentin e vendit, Ion Iliescu.
Kancelari, i cili nesë shkon në Bullgari shoqërohet nga një delegacion ekonomik shumëanëtaresh. Sonte në mbremje është parashikuar të nënshkruhen disa marrëveshje me firmat gjermane.
Para se të fillonte bisedimet politike në Bukuresht Shrëder vizitoi sot paradite për herë të parë varrin e babait të tij, të rënë para 60 vjetesh në luftën e dyte boterore, të cilin ai nuk e ka njohur kurrë. Në varrezen e ushtareve të fshatit rumun Ceanu Mare ai qëndroi sot disa minuta dhe vendosi një tufë me lule. Babai i kancelarit, Fritz Schëder, u vra në tetor 1944 në moshen 32 vjecare si ushtar i Wehrmachtit në luftimet e ushtrisë gjermane në terheqje. Schrëder zbuloi pra tre vjetesh vendndodhjen e varrit të të atit.

  • Data 12.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5z
  • Data 12.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5z