Scholz tani për tani nuk do të shkojë në Kiev | Gjermania | DW | 03.05.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Scholz tani për tani nuk do të shkojë në Kiev

Pas dështimit të vizitës së presidentit Steinmeier kancelari konsideron se i takon Ukrainës të reagojë. Kreu i opozitës, Friedrich Merz do të vizitojë Kievin.

Kancelari Olaf Scholz për shkak të refuzimit të vizitës së presidentit të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier nga pala ukrainase tani për tani nuk do të udhëtojë për në Kiev. "Kjo është një pengesë për këtë", tha politikani socialdemokrat në emisionin e ZDF-së „Po tani?" ("Was nun?"). „Eshtë një veprim që të bën mjaft përshtypje", të refuzosh të presësh presidentin e sapo rizgjedhur me shumicë të gjerë. Scholz shtoi se: „Nuk mund të funksionojë, që nga një vend, që jep kaq shumë ndihmë ushtarake, kaq shumë ndihmë financiare, të cilat janë të nevojshme, kur bëhet fjalë për garancitë e sigurisë të rëndësishme për Ukrainën në të ardhmen, të thuash: „Presidenti nuk lejohet të vijë."

Vizita e planifikuar e Steinmeierit në mes të prillit dështoi, pasi pala ukrainase nuk donte ta priste atë. Presidenti donte të udhëtonte në Kiev bashkë me presidentët e Polonisë, Letonisë, Estonisë dhe Lituanisë, të cilët në fund vizituan Kievin pa Steinmeierin. Presidenti Steinmeier kritikohet në Ukrainë për shkak të politikës së tij ndaj Rusisë kur ka qenë ministër i Jashtëm. Ndërkaq ai e ka pranuar se ka gabuar në vlerësimin e kreut të Kremlinit Vladimir Putin si dhe lidhur me linjën e gazsjellësit Nord Stream 2.

Kreu i CDU-së Merz do të vizitojë Kievin

Lidhur me udhëtimin e planifikuar për në Kiev të kryetarit të partisë kristiandemokrate në opozitë, Friedrich Merz, Scholz tha, se ai e ka informuar për planet e tij. "Unë nuk kam ndonjë rezervë lidhur me këtë." Merz pati deklaruar më parë, se do të shkojë në Kiev me ftesë të parlamentit të Ukrainës. Ai e ka informuar hollësisht qeverinë, por nuk ka kërkuar shoqërim nga Agjencia Federale e Kriminalistikës (BKA) për sigurinë e tij. "Për këtë nuk ka pasur as ndonjë ofertë përkatëse nga BKA", thotë Merz.

Berlin | Bundestag | Debatte zu Waffenlieferungen an Ukraine | Friedrich Merz

Friedrich Merz

Gazeta "Tagesspiegel" njoftoi, se BKA e ka këshilluar kreun e opozitës ta shtyjë vizitën në Ukrainë. Kjo ka të bëjë me gjendjen e sigurisë atje. Gjatë vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, javën e kaluar në Kiev pati sulme me raketa.