Schütz: Dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! | Ballkani | DW | 21.06.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Schütz: Dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme!

Apeli i ambasadores gjermane në Tiranë, Susanne Schütz: "Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie"

Në prag të protestës kombëtare antiqeveritare të opozitës, që do të zhvillohet të premten në mbrëmje ( 21.06) me kërkesë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij, Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz e quan atë legjitime dhe bën thirrje: „Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie. Ndërsa dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! Duke patur parasysh demonstratën e njoftuar për mbrëmjen e sotme u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë ligjet në fuqi. Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore."