Sarko apo Sego? | Evropa | DW | 04.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sarko apo Sego?

Atmosfera para zgjedhjeve presidenciale në Francë

Pas duelit të fundit televiziv sipas anketimeve kandidati konservator Nikolas Sarkozy kryeson para kundershtares socialiste Segolene Royal. Ish ministri i brendshem mundi ta thellojë avantazhin me 2,5% duke arritur në 54,5%. Shumë kohë nuk i ka mbetuar Royalit për ta marrë veten, sepse të premten në mesnatë në Francë përfundon fushata zgjedhore dhe të dielën vendimi merret në kutitë e votimit.

Në rruget e Francës njerezit shpresojnë për fitoren e kandidatit të vet. Nën tonet e muzikës, për t´i bërë ballë më mirë kohës me shi, rreth njëqind anëtarë të shoqates sindikaliste CGT janë grumbulluar për manifestim proteste të punëtorëve të koncernit të rrymes dhe gazit EDF/GDF. Menjëherë para raundit të dytë të votimeve ata duan t´i bëjnë publike problemet e tyre para nderteses impozante të administatës rajonale, "prefekturës" së Marsejës. Ata janë grumbulluar ketu nga e gjithë zona jugore të Francës, thotë Patrick Varon, sekretari i pergjithshem i CGT-së në Nicë.
"Ky është për ne rasti për të tërhequr edhe një herë vëmendjen ndërmjet ketyre dy raundeve zgjedhore, për të treguar që EDF/GDF ka plotesuar nevojat e klientëve, që është e njohur edhe në botë dhe që duhet të marrë fund shkaterrimi e privatizimi i ndermarrjes dhe nxjerrja e saj në bursë."
Privatizimi i ndërmarrjeve të medha shtetërore si dhe reduktimi i shërbimit publik janë pikat kyçe të politikes ekonomike me orientim liberal të kandidatit të djathtë, Nicolas Sarkozy. Sindikalistët mbështesin prandaj më shumë konkurrenten e tij socialiste Segolene Royal, edhe pse shumë prej tyre pozicionet e saj nuk i duken sa duhet të majta.

"Nqs më lejohet të vazhdoj të enderroj, atëherë do të shpresoja, që ajo do t´i shtetezojë perseri sipermarrjet, sepse unë mendoj, që rryma dhe gazi janë për të gjithë qytetaret burime esenciale energjie." thotë Michelle.

Për fitoren e Royalit Michelle beson po aq pak sa edhe shumica e demonstruesve.

"Unë votoj për zgjidhjen me më pak dëm. Unë votoj në rradhë të parë kunder dikujt."

Meqënese kolona e demonstruesve nuk do të nise të lëvize menjëherë, shumica kanë gjetur strehim nga shiu në kafenenë aty pranë.


Brenda një grup të rinjsh e kalon kohën duke luajtur bilardo. Shumica e tyre janë me prejardhje të huaj si Cadouri familja e te cilit rrjedh nga Algjeria. Edhe ai nuk është simpatizant i Nocilas Sarkozy.
"Të votosh për Sarkozyn është për mua barabar sikur të votosh për kthimin në diktaturë."
Shoku i tij Karim e sheh çeshtjen krejt ndryshe. Ai e përkrah ish ministrin e brendshem, sepse ai e ka bindur ate shumë më teper se socialistja Segolene Royal në duelin televiziv.
"Sargozy është pa tjeter më inteligjenti. Ai di se cfare thotë, kur flet. Ndryshe nga Madame Royal. Ajo nuk di se cfare thote. Ajo e kundershton veten vazhdimisht. Nuk është e besueshme."
Në tryezen pranë dy burra në moshe veshtrojnë lojen e bilardos.
Edhe në sytë e tyre Sarkozy është kryetari më i mirë i shtetit. Megjithatë ketu luajnë rol të tjera shkaqe. Ata pershendesin kryesisht planet e Sarkozisë, për të reduktuar emigracionin.
"U duhet dhene vend pune njerezve ketu ne vend, para se te sillen brenda të rinj. Nuk mund të sjellim brenda të gjithë mjerimin e botes, kjo s´është e mundur. Ka patur një kohë, kur kemi patur nevojë për emigrantë, që të kryenin punë të caktuara, por problemi është tani se nuk ka mjaft punë."
Të gjithë presin me tension rezultatin e zgjedhjeve të dielën e ardhshme. Në fitoren e Nikola Sarkozi nuk dyshon askush, as sindikalistet, që largohen një nga një prej lokalit për të ndjekur marshin e demonstruesve në qytet.

  • Data 04.05.2007
  • Autor Anke Hagedorn
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8A
  • Data 04.05.2007
  • Autor Anke Hagedorn
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8A