Samuel Hantington paraprijës i diskutueshëm i mendimit | Bota | DW | 18.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Samuel Hantington paraprijës i diskutueshëm i mendimit

Libri i tij i botuar përpara më shumë se 10 vjetësh "Lufta e kulturave" ka influencuar ndjeshëm debatin për fenë islame në botën perëndimore.

Kopertina e librit The Clash of Civilizations i Samuel P. Huntington

Kopertina e librit "The Clash of Civilizations" i Samuel P. Huntington

Samuel Hantington bën pjesë ndër paraprijësit e mendimit politik më të njohur në botë dhe njëkohësisht më të diskutueshmit. Teza e Hantingtonit, sipas së cilës islami dhe krishtërimi janë gjithnjë e më shumë në armiqësi me njëri-tjetrin, çka është shkaktuar prej presionit të globalizimit, është e diskutueshme edhe në vetë ShBA. Profesori i Harvardit dhe ish-këshilltari politik të mërkurën më 18 prill feston 80 vjetorin e lindjes.

Kudo në botë përballen qarqe të ndryshme kulturore me vlera dhe tradita krejtësisht të ndryshme. Kundërthëniet e tyre kanë shkaktuar konflikte mes shteteve-komb në shekullin e 19-të dhe ideologjive të shekullit të 20-të duke u bërë kësisoj shkaku për luftrat e reja në botë. Kjo është përmbledhtas teza kryesore e veprës më të njohur të Hantingtonit. "The clash of civilizations", "Lufta e kulturave" është botuar në vitin 1996 dhe qysh prej asaj kohe ajo propagandohet në mbarë botën nëpër forumet publike.

Hantignton: "Bota duket se ndodhet në mes të një krize globale identiteti."

Pas fundit të luftës së ftohtë, sipas konkluzionit të analizave të Hantingtonit, sistemi politik ka humbur forcën lidhëse të përkatësisë dhe vendin e saj e ka zënë përkatësia e vlerave. Ndaj sot konfliktet kanë motive etniko-fetare duke mos qenë më kryesisht të natyrës politiko-ekonomike.

"Në të gjithë botën shtetet grupohen përgjatë linjave kufitare kulturore. Gjithnjë e më shumë njerëzit dhe qeveritë flasin për lidhje kulturore që i kapërcejnë kufijtë shtetërorë.

Në librin e tij Hanitgnton e përshkruan kontradiktën me islamin si një rezik të madh për perëndimin. Sulmet e ekstremistëve islmistë në Nju Jork, Uashington, Madrid dhe Londër gjatë viteve të shkuara në vështrim të parë duket se i konfirmojnë tezat e studjuesit të Harvardit, gjë që e ka ndihmuar Hantingtonin në ShBA të rifitojë popularitetin, ndonëse ai mbetet i diskutueshëm.

Me tezën e tij lufta e kulturave ai ka gjetur një model të kapshëm dhe të kuptueshëm për të sqaruar konfliktet aktuale, thonë simpatizantët e tij. Ndërsa kritikët e tij theksojnë, se ai i redukton kontekstet komoplekse dhe ka influencuar ndjeshëm në krijimin e figurës së armikut për islamin. Madje ai flet në mërnyrë përgjithësuese për islamin, vërejnë kritikët ndër të cilët bën pjesë edhe politologu gjerman, njëkohësisht edhe studjuesi i paqes Dieter Senghaas: "Unë besoj, se libri i tij do të vazhdojë të diskutohet edhe për disa vjet. Ky libër është një ndër pak ofertat për një makro-diskutim. Por më pas do të ndodhë ashtu si me librin e Goldhagenit "Fundi i historisë", që ndonëse do të mbeten në kujtesë titulli dhe emri i autorit në tërësi ai do të harrohet. Ndonëse s´ka dyshim që çështjet që shtrohen në të do të vazhdojnë të jenë me interes."

Hantingtoni kritikohet veçanërisht për supozimin e ndjerë në mënyrë apoditike, sipas të cilit kuota e lartë e natalitetit në botën islame detyrimisht ka si pasojë një gatishmëri më të madhe për dhunë. Në librin e tij të publikuar në vitin 2004 "Who are we? The Challenges to America´s National Identity", "Cilët jemi ne?" Sfidat për identitetin kombëtar të Amerikës", që trajton ndryshimin e identitetit amerikan, Huntingtoni i referohet situatës brendaamerikane në modelin e tij të konflitkit. Lëvizja e emigracionit nga pjesët e Amerikës Latine do t´i shndërrojë ShBA në një shoqëri bikulturore, në një vend ku "latinët" do të dominojnë në disa shtete duke i spostuar anglo-amerikanët në pjesë të tjera të vendit.

Samuel Hantington lindi më 18 prill 1927 në Nju Jork. Ai doktoroi në Universitetin e Harvardit dhe të Kembrixhit, ku jep leksione edhe sot e kësaj dite. Libri i tij "Lufta e kulturave" është përkthyer deri më sot në 32 gjuhë. Në mesin e viteve shtatëdhjetë ai bënte pjesë në këshillin kombëtar të sigurisë në ShBA dhe ka qenë konsulent i presidentit Xhimi Karter.

Audio dhe video për temën

  • Data 18.04.2007
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIq
  • Data 18.04.2007
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIq
Reklamë