Samiti i shpresës, mosmarrveshjeve dhe dyshimeve të mëdha të BE | FOKUS | DW | 15.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Samiti i shpresës, mosmarrveshjeve dhe dyshimeve të mëdha të BE

Gynter Ferhojgen, një prej arkitektëve kryesor të zgjërimit të BE në lindje, ka përshtypjen se ngadalë po rrëshqet toka nën këmbë. Prandaj, duken logjike edhe pyetjet: në cilin drejtim po shkon BE? A është humbur me të vërtetë orientimi? A thua me të vërtetë samiti i ardhëshëm do të ndryshojë dicka në këtë drejtim?

Qorrsokaku i BE?!

Qorrsokaku i BE?!


Pas dështimit të takimit të ministrave të jashtëm në Luksemburg duket se BE është futur në një rrugë pa krye. Presidentët dhe kryeministrat duhet të gjejnë rrugëdalje, pas refuzimit të Kushtetutës evropiane prej francëzëve dhe holandezëve. Mirëpo kriza po përhapet edhe në institucionet e BE. Për fat të keq, ministrat e jashtëm nuk gjetën ndonjë perspektivë të qartë e cila të conte në afrimin e pozicioneve rreth kushtetutës apo buxhetit të BE.
Duket e pamundur që presidentët dhe kryeministrat të gjejnë ndonjë formulë shpëtimtare, kur dihet se shumë prej këtyre politikanëve përballen me gjendje të vështirë edhe në vendet e tyre. Kancelari gjerman Gerhard Shrëder po qeverisë vetëm me urdhëra prej së largu. Ndërsa presidenti francez Zhak Shirak dhe kryeministri holandez Balkenende janë të dobësuar. Kryeministri britanik Bler dhe ai italian Berluskoni nuk janë në gjendje që interesat e Evropës t'i vendosin para atyre kombëtare.
Në kumtesën e lëshuar para samitit thuhet se të gjithë ata duan që t'i përmbahen tekstit të kushtetutës evropiane. Por mbetet kontestuese se kur do të arrihen synimet e kësaj kushtetute. Vendet anëtare të BE do të vazhdojnë me ratifikimin, sipas qefit të tyre. Teksti i kushtetutës nuk mund të ndryshohet. Kjo do të thotë se kushtetuta, të cilën e ka miratuar edhe parlamenti gjerman, është e vdekur.
Politikanët e BE janë të brengosur për shkaqet të cilat shkaktuan refuzimin e kushtetutës. Ministrat e jashtëm nuk dhanë ndonjë përgjigje në pyetjet se si do të sigurohen më shumë vende pune apo kur do të pranohen vendet e reja në BE. Përgjigja e vetme ishte: BE ka nevojë për kohë, të rimendojë mirë se në cilën rrugë duhet të vazhdojë.
Presidentët dhe kryeministrat mund të fillojnë mendimet serioze vetëm në vjeshtë. Ndërkohë që zgjedhësit do të kalojnë pushimet verore pa ndonjë përgjigje të qartë. Kjo nuk mjafton. Kështu nuk mund të ruhet projekti shekullor i quajtur kushtetutë. Duhet filluar debatin për qëllimet dhe kuptimin e BE. Duken cinike fjalët e ministrit të jashtëm gjerman se nuk duhet gjetur zgjedhje të përshpejtuara.
Sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë ndonjë zgjidhje as për buxhetin deri në vitin 2013 të BE. Me siguri që ky nuk është një sinjal i fuqisë udhëheqëse, sepse pozicionet kundërthënëse datojnë që prej një viti.
Problematike mund të jenë edhe negociatat për pranimin e Turqisë. Me dy palë sy tashti do të shikohet nëse ajo i ka plotësuar kushtet e parapara për fillimin me 3 tetor të negociatave për pranimin në BE. Austria e ka thënë tani më qartë se më së miri do të ishte shtyrja e negociatave për anëtarësimin e Turqisë. Në vjeshtë Austria ndoshta do të ketë edhe një partner të fortë në këtë drejtim. Kandidatja opozitare për kancelare gjermane, Angela Merkel thotë se duhet rimenduar kursin e zgjërimit të BE.
Për tu diskutuar mbeten edhe kufijtë gjergrafikë dhe jo vetëm integrimet në BE. Deri tani as në këtë cështje nuk ka ndonjë marrveshje konkrete.

  • Data 15.06.2005
  • Autor Bernd Rigert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkR
  • Data 15.06.2005
  • Autor Bernd Rigert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkR