1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti i G8-s rrit ndihmën për Afrikën në 60 miliardë dollarë

Deutsche Welle8 Qershor 2007

Në ditën e fundit të samitit të G-8s, shefat e qeverive dhe shteteve të vendeve më të industrializuara kanë rënë dakord për një program të ri ndihme për Afrikën, me të cilin do të luftohet sida, turbekulozi dhe malarja

https://p.dw.com/p/Aqm2
Fotografi: AP

Shtetet e G8-s premtojnë rritjen e ndihmës për Afrikën. Në 60 miliardët e premtuara gjysma e shumës do të vihet në dispozicon nga SHBA-të, siç e ka bërë të ditur ndërkohë presidenti amerikan Xhorxh Bush. Të 30 miliardë dollarët do të vihen në dispozicion nga 2009-2013. Në rast se kongresi amerikan e miraton këtë shumë, kjo do të thotë që dyfishoeht shuma e ndihmës përkundër buxhetit aktual të ndihmës për sëmundjen e Sidës.

Peshën tjetër të barrës do ta mbajnë shtetet e tjera të G8-s. Arritja e kësaj marrveshjeje u diskutua deri në minutën e fundit, thuhet nga qarqet e delegacioneve të G8s. Sipas informacioneve të organizatave humanitare, kundër një detyrimi të tillë u shprehën Kanadaja dhe Italia.


Në deklaratë rishenjohen premtimet e samtitit para dy vjetësh në Glenagles, Skoci. Sipas këtyre premtimeve, shtetet e G8-s duhet që deri në vitin 2015 të përdorin 0,7% të prodhimit të brendshëm bruto për ndihmën për zhvillimin. Gjermania përdor aktualisht 0,37%. Ministrja gjermane për zhvillimin Haidemarie Vicorek-Cojl (Heidemarie ëieczorek-Zeul) e socialdemokratëve premtoi vënien në dispozicon të 4 miliardë eurove nga Gjermania në 8 vitet e ardhshme, që do të thotë 500 milionë euro në vit:

"Ky është një program që kap gjithsej shifrën e 44 miliardë eurove. Ne do ta realizojmë këtë deri në viti 2015, pra në vitet kur duhet të realizohen edhe objektivat e mijëvjeçarit duke vënë në dispozicon 4 miliardë euro. Edhe shtetet e tjera të G-8s janë të ftuarar të japin kontributin e tyre, me qëllim që programi 44 miliardë eurosh të bëhet realitet.

Një pjesë e fondeve të ndihmës duhet të shkojë për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve, tha ministrja gjermane për zhvillimin, Vicorek-Cojl duke u përpjekur për një imazh të ri të kontinentit afrikan:

"Duhet bërë edhe njëherë e qartë: pjesa e diskutimit për Afrikën në këtë samit, ku shtetet e G8-s ulen së bashku me shtetet në reformim ka si qëllim të bëjë të qartë që Afrika nuk është një kontinent i krizave dhe katastrofave, por edhe një kontinent që ka shpresë, që ka edhe zhvillime demokratike."

Pas takimit të zhvilluar me përfaqësues të shteteve afrikane në kuadër të samitit të G8-s kancelarja Merkel u shpreh se shtetet e G-s do t'i përmbushin detyrimet e tyre ndaj Afrikës, por ato presin reforma nga shtetet marrëse të ndihmës. "Ne jemi të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë tonë dhe do t'i përmbushim premtimet tona tha Merkel.

Ndërkohë presidenti i Unionit Afrikan, njëkohësisht presidenti i shtetit afrikan të Ganës, Xhon Kufuor bëri të ditur se shtetet e G8-s duhet t'i vënë në jetë premtimet e tyre.

"Afrika pret që G-8 t'i vënë në jetë premtimet dhe detyrimi i ynë është të realizojmë detyrimin tonë, në mënyrë që të krijojmë një partneritet real. Ne gjithashtu jemi të mendimit të krijojmë një organ me përgjegjësi dypalësh, i cili do të sigurojë realizimin e premtimeve të të dyja palëve.


Reagimet e para të organizatave humanitare pas bërjes publike të ndihmës për Afrikën kanë qenë të përmbajtura. Zëdhënës i organizatës OXfam, Jörn Kalinski u shpreh se duke e krahasuar me premtimet në samitin në Gleneagles, kjo nuk mjafton."