Samiti i EU-së & Samiti i OBT-së | Studimi në Gjermani | DW | 19.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Samiti i EU-së & Samiti i OBT-së

Dy takime të nivelit të lartë zhvilluar në fund të javës tërheqin vëmendjen e analistëve në periodikun e së hënës. Samiti i BE-së për buxhetin në Bruksel dhe samiti i OBT-së (Organiazata Botërore e Tregtisë) në Hongkong.

default

"Süddeutsche Zeitung" komenton samitin e BE-së: Mbetet të themi, që llogaritë e mëtejshme evropiane duhet t´i bëjmë një herë pa britanikët. Kjo pasi Evropa do të gjejë rrugëdalje nga mungesa e orientimit që po përjeton, vetëm nëse thotë, se ç´drejtim do të marrë. Për këtë duhet të kihen parasysh dy gjëra që Londra nuk preferon t´i trajtojë: BE-ja duhet të përcaktojë kufijtë e zgjerimit të saj. Mjafton një farë sigurie për këtë që të rezatojë satbilitetin dhe qetësinë. Së dyti, vetëm një reformë e strukturave të saj mund ta bëjë atë të aftë për veprim. Për këtë do të mendohet seriozisht pranverën e vitit të ardhshëm, falë edhe përvojave zhgënjyese me forcën drejtuese britanike në çështjet evropiane. E megjithatë Bler ka bërë një punë të mirë", nënvizon "Süddeutsche Zeitung".

"Westdeutsche Allgemeine Zeitung" thekson rolin e kancelares gjermane, që pati premierën e saj në këtë samit: "Kriza e madhe e BE-së u shmang. Angela Merkel pati një premierë të sukseshme në një samit të BE-së. Kompromisi është sukses personal për kancelaren. Ndonëse Evropa ka nevojë për më shumë se kaq. Evropa ka nevojë për më shumë aftësi veprimi, më shumë aftësi politike dhe më shumë vizione. BE-ja me 25 antarë është e mbingarkuar dhe bashkësinë e kërcënon që përgjumje disa dhjetra vjeçare. ShBA, Kina dhe pjesa tjetër e botës do të gëzohen, nëse evropianët do të copëzohen dalëngdalë", komenton "Westdeutsche Allgemeine Zeitung".

Edhe "Mittelbayerische Zeitung" në komentin e saj i referohet rolit të Angela Merkelit: "Padyshim që rënia në ujdi e kryeministrave të BE-së për kuadrin financiar të viteve 2007 - 2013 është në radhë të parë sukses i kancelares. "Madame Merkel" në debutimin e parë të saj në një samit diti të ndërmjetësojë mes gjelave që grindeshin Shirak dhe Bler. Madje ajo insistoi me kompetencë dhe vendosmëri për një kompromis, aq sa edhe mjeshtrat e vjetër në parketin e BE-së ishin gati t´i këndonin një himn asaj. Angela Merkel në Bruksel e kaloi provimin për politikën evropiane", shkruan "Mitteledeutsche Zeitung".

Lidhur me temën e dytë kompromisi i arritur në samitin e Oragnizatës Botërore të Tregtisë në Hongkong e përditshmja "Frankfurter Allgemeine Zeitung" vëren: "Rezultati është vetëm si një llustër. Organizata e tregtisë i përjashtoi qysh më parë disa pika mosmarrëveshjesh për të shmangur një dështim të ngjashëm si në raundin e dy viteve më parë në Kankun. Megjithatë as ky truk nuk ndryshon gjë në faktin, se OBT-ja është e dobësuar. Kjo organizatë vuan jo aq nga të qenit jo popullore dhe prej faktit që ngjall frikë e protestë si sinonim i globalizimit. Numri i demonstruesve në Hongkong nuk ishte shumë i madh dhe dhuna e ushtruar disi më e paktë se herët e tjera. Jo, OBT-ja nuk çalon tek kritika nga jashtë, por prej mungesës së unanimitetit nga brenda. Tashmë kanë kaluar kohët kur udhëhiqte Amerika dhe Evropa. Tre të katërtat e 150 shteteve të OBT-së janë sot vendet në zhvillim. Në këtë mënyrë interesat janë shtrirë shumë në një konferencë që gjithçka e vendos me konsensus", analizon "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

"Finantial Times Deutschland" raundin e OBT-së e komenton: "Nisur nga pozicioni fillestar i negociataave takimi i OBT-së në Hongkong arriti atë që mund të arrihej. Bisedimet për tregtinë do të vazhdojnë dhe mundi të shmanget shpërthimi nga brenda që kërcënonte organizatën e bazuar tek multilateralizmi. Por më shumë se kaq nuk ndodhi. Për industrinë në Gjermani e gjetkë në Evropë kompromisi i Hongkongut nuk sjell asnjë avantazh konkret. Por ndërmarrjet evropiane, pikërisht në kohët e koniukturës së dobët shpresonin për një akses të lehtësuar në tregjet e rajoneve të tjera, pasi deri më sot ato kanë pasur një kuotë modeste në tregjet në bum të Azisë", shkruan "Finantial Times Deutschland", duke pasur parasysh që në Hongkong nuk arrit në marrëveshje për doganat e mallrave industriale dhe shërbimeve publike.

  • Data 19.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArsJ
  • Data 19.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArsJ