Samiti i Bashkimit Evropian - Një sukses i vërtetë për Gjermaninë | Evropa | DW | 24.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Samiti i Bashkimit Evropian - Një sukses i vërtetë për Gjermaninë

Kancelari gjerman Gerhahrd Schröder është shumë i kënaqur me rezultatet e samitit të BE-së. Në fund të samitit, Schröder i mbrojti edhe njëherë lëshimet në Paktin e Stabilitetitit për Euron si edhe ndryshimin e rregullave për sektorin e shërbimit shtetëror. Por mesa duket gjermanët paguan për këtë triumf.

Kancelari gjerman Schröder dhe ministri i jashtem gjerman Joschka Fischer

Kancelari gjerman Schröder dhe ministri i jashtem gjerman Joschka Fischer

Ky ishte takimi i dytë brenda një jave për kancelarin gjerman Gerhard Schröder. Pas raundeve pafund me opozitën të enjten e kaluar, dilema e tregut të punës u diskutua edhe në Bruksel. Rezultatet e këtyre dy takimeve janë pak a shumë të njejta. Komisioni Evropian ka të drejtë të këshillojë dhe të bëjë rekomandime, por politika ekonomike e një shteti mbetet vendimi i qeverisë përkatëse. Sipas agjendës së Lisabonit në Evropë do të krijohen 6 milionë vende pune të reja brenda pesë viteve të ardhshme. Ky është një premtim shumë i guximshëm.

Për qeverinë gjermane samiti i BE-së ishte një sukses i vërtetë. Gjermanët luftuan deri në fund për zbutjen e rregullave të Paktit të Stabilitetit për Euron. Por kjo do të thotë edhe një rrezik shumë të madh për disiplinën e buxhetit të BE-së.

Edhe debati mbi ndryshimet e rregullave të sektorit të shërbimit shtetëror përfundoi në favor të qeverisë gjermane e cila gjeti mbështetjen e plotë të presidentit francez. Ndoshta këto ndryshime do të shkaktojnë pasoja negative për vendet e reja të punës. Sidoqoftë bllokimi i qeverisë gjermane ka shkaktuar pakënaqësi tek shtetet e Evropës Lindore, të cilat kishin shpresuar se rregullat e tyre për këtë sektor do të pranoheshin pa kundërshtime në Bruksel. Sipas argumenteve të Komsionit Evropian në Bruksel, Gjermania dhe Franca e bllokojnë tregun e përbashkët për arsye të politikës së brendshme.

Sidoqoftë një çështje mbeti e hapur pas samitit të BE-së: Si ja dolën mbanë gjermanët t´u mbushin mendjen kritikuesve të ashpër nga Austria dhe Hollanda? Cilat mjete kanë përdorur politikanët gjermanë? Një mundësi mund të ishte se Gjermania ka kërkuar zbutjen e rregullave duke i ofruar Brukselit mundësi diskutimi mbi buxhetin e BE-së. Deri në qershor të këtij viti BE do të ketë vendosur se sa e madhe do të jetë shuma e shpenzimeve për vitin 2007. Komisioni Evropian kërkon 1.24% të të ardhurave të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Ndërkohë qeveria gjermane dhe pesë shtete të tjera kërkojë vetëm 1%.

Kancaleri gjerman Schröder buzëqeshi në mënyrë triumfuese kur u përgjigj se nuk pati asnjë marrëveshje me BE prapa dyersh të mbyllura. Por diplomatët evropianë e dinë fare mirë se në Evropë çdo gjë ka të bëjë me tjetrën, sidomos kur bëhet fjalë për para.

  • Data 24.03.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEv
  • Data 24.03.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEv