Salvini synon dëbimin e romëve dhe sintive ilegalë | Evropa | DW | 17.07.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Salvini synon dëbimin e romëve dhe sintive ilegalë

Ministri i Brendshëm i Italisë Salvini u ka kërkuar zyrtarëve rajonalë të hartojnë harta të "vendbanimeve të paligjshme" të romëve dhe sintive. Sipas tij jo-italianët duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, lëshoi ​​një urdhër të martën (16.07) për zyrat rajonale të Ministrisë së Brendshme, që të përgatisin për dy javët e ardhëshme "një raport mbi praninë e vendbanimeve  të romëve dhe sintive", njoftoi media italiane.

Këto harta janë pjesë e fushatës së Salvinit për "të verifikuar praninë e kampeve të paligjshme për të hartuar një plan dëbimi".

Romët, sinti dhe camminanti (endacakë) janë grupe etnike nomade, që jetojnë prej qindra vjetësh në Evropë.

Sipas Këshillit të Evropës, Italia ka një nga përqendrimet më të ulëta të këtyre grupeve në BE, me një popullsi prej 120.000 deri në 180.000, sipas agjensisë së shtypit AFP. Më shumë se gjysma e këtyre njerëzve janë shtetas italianë, që janë integruar në shoqërinë vendase, shkruan AFP.

Përkundër kësaj, vazhdimisht ka krime me sfond ksenofobinë dhe paragjykimet kundër romëve, sintëve dhe camminantëve, veçanërisht kundër atyre me më pak fat, disa prej të cilëve ende jetojnë në vendbanime jozyrtare.

Rreth 26.000 anëtarë të këtyre grupeve jetonin në strehimore ose kampet e emergjencës në të gjithë Italinë në vitin 2017, sipas grupit të avokatisë Associazione 21 Luglio.

Salvini, i cili është edhe kreu i partisë së ekstremit të djathtë Lega, ka kërkuar që jo-italianët që gjenden në mesin e romëve, sintëve dhe camminantëve të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Partia e tij gjithashtu është përpjekur të frenojë të gjithë emigracionin e jo-europianëve në Itali, duke vepruar me mbylljen e strehimoreve të refugjatëve në vend si dhe duke refuzuar ankorimin në portet italiane të anijeve, që shpëjtojnë refugjatë të rrezikuar në det të hapur.