Sakashvili synon pranimin e Gjeorgjisë në BE | Politika | DW | 30.01.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Sakashvili synon pranimin e Gjeorgjisë në BE

Vizitë në Deutsche Welle

Në nëntor Michail Sakashvili drejtoi revolucionin paqësor kunder mecenit të tij të mëparshëm Eduard Shevarnace. Ai e detyroi Shevarnacen të japë doreheqjen dhe në janar u zgjodh president i Gjeorgjisë me 96% të votave. Momentalisht Sakashvili ndodhet në Berlin dhe vizitoi me këtë rast edhe DW.
Ai është 36 vjec dhe kryetari më i ri i një shteti në Evropë. Por në bisede me DW Sakashvilli rrefen se jo gjithçka i pëlqen, që ka të bëjë me funksionin e tij të ri si president i Gjeorgjisë. "Psh është shumë e pakëndëshme që të lëviz këtu në Berlin - gjë që e bëj me shumë qejf- i rrethuar nga bodigardet. Kjo është e tmerrshme sidomos për dikë në moshë të re." Por Sakaschvili ka nevojë për bodigardë, sepse ajo që ka ndermend të ndermarrë Sakashvili në Gjeorgji nuk do t´u pëlqejë shumë vetëve. Shevarnace thotë Sakaschvili, i ka praktikisht arkat e shtetit bosh. "Unë nuk ndjej urrejtje për Shevarnacen dhe e di se ai kishte një emer shumë të mirë. Ai gezonte ketu në Gjermani respekt shumë të madh, dhe ne ishim shumë krenarë, por pastaj ai nuk i përballoi dot problemet në vend dhe në fund i ka dhënë zemër dhe biles e ka mbeshtetur korrupsionin." Ekonomia e Gjeorgjisë ndodhet para kolapsit, shteti nuk merr me thuajse asnjë taksë, rrogat nuk paguhen më. Megjithatë Sakashvili u tregua optmist në Berlin.
"Ne jemi një vend relativisht i vogel, që mund të rregullohet, ai mund të funksionojë, por kerkon çdo ditë përpjekje shumë të mëdha." Fillimisht thotë Sakashvili duhet të luftohet korrupsioni. I gjithë sistemi duhet ndryshuar, për t´i dhënë hov serish ekonomisë. Dhe synimet e Sakashvilit janë të larta. Që Gjeorgjia të bëhet mundesisht shpejt kandidate për pranim në BE. Përveç kesaj Sakashvili, i cili ka studjuar drejtesi në SHBA, do të forcojë miqësinë me SHBA dhe t´i përmirësojë marredheniet deri tani të tensionuara me Rusinë, tha ai para Dw: "Unë nuk jam president proamerikan siç pohojnë disa rusë, por me siguri që nuk jam as president prorus. Unë jam presidenti i Gjeogjisë dhe jam për Evropën, sepse vlerat tona janë evropiane." Se si do t´i ndihmojë Gjermania në rrugën e tij të veshtirë Sakaschvili do ta mësojë sot, kur të bisedojë me kancelarin gjerman Gerhard Shrëder dhe me presidentin Johanes Rau.
  • Data 30.01.2004
  • Autor Judith Hartl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvo
  • Data 30.01.2004
  • Autor Judith Hartl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvo