Sadam Huseini do të bëhet i burgosur i irakianëve | Politika | DW | 16.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Sadam Huseini do të bëhet i burgosur i irakianëve

Procesi gjyqësor kundër tij është pjesë e gjetjes së vështirë të vetvetes së popullit

Sadam Husein

Sadam Husein


Sadam Huseini para gjyqit - ky përfytyrim elektrizon jo vetëm irakianët. Ndodh shumë rrallë që një popull të ketë mundësinë të marrë hak tek munduesi i tij dhe zagarët që e shoqërojnë. Dhe pikërisht këtu është problemi, se hakmarrje e thjeshtë, sado e kuptueshme të ishte ajo, nuk duhet të ketë. Ai që ka parasysh pamjet e burrit që e nxorrën në dhjetor nga një vrimë toke gati mund të krijojë keqardhje për Sadamin.

Natyrisht që kjo do të ishte krejt pa vend. Sa vrasje ka ai dhe ndihmësit e tij në llogari, këtë ne nuk e dimë deri sot.200 mijë, 300 mijë ose 500 mijë - vetëm këto shifra të frikësojnë mjaftueshëm. Dhe irakianët, jo vetëm kurdët dhe shiitët, nuk e kanë harruar këtë. Ka shumë në Irak që i urojnë Sadamit dhe njerëzve të tij vdekjen, një vdekje të mundishme dhe të ngadalshme. Ja që kështu është dhe këtë dëshirë nuk do ta shuajë dot asnjë proces i rregullt gjyqësor.

Kurdo që ish-diktatori t'u dorëzohet irakianëve, do të ishte e drejtë që drejtësia e këtij vendi t'i gjykojë vetë ish-sundimtarët. Kjo është pjesë e gjetjes së vetvetes së një populli, identiteti dhe dinjiteti i të cilit është mbytur nga ata që do të dalin para gjyqit.

Për gjykatën e posacme në Bagdad, gjyqi do të jetë një punë e vështirë për shumë arsye. Në radhë të parë duhet të mblidhet material për dëshmi dhe ai duhet të vlerësohet. Duhet të gjenden dëshmitarë që edhe të dëshmojnë. Eshtë e kuptueshme se shumica kanë frikë se mos vriten nga besnikët e Sadamit. Avokatët dhe gjykatësit janë në krye të listës së vrasësve të Sadamit.

Në procesin gjyqësor do të përballet dëshira e irakianëve që procesi të jetë i shkurtër, me përfundim të njohur, dhe nga ana tjetër përpjekja e gjykatësve për të zbatuar sa më shumë drejtësi ndërkombëtare. Dhe për një shtet arab ky është një pretendim me të vërtetë i lartë.

Zhvillimi i procesit gjyqësor do t'i japë përgjigje edhe pyetjes nëse irakianët janë në gjendje të ndërtojnë një strukturë juridike shtetërore. Në rast dyshimi, në këtë rast të vecantë, edhe kundër dëshirës së shumicës së popullit të munduar. Pyetjes "po apo jo" dënim me vdekje irakianët duhet t'i përgjigjen vetë. Ata ndoshta do të orientohen nga SHBA- nga ato shtete federale ku të akuzuarit mund të dënohen me vdekje.

  • Data 16.06.2004
  • Autor Jërg Kaminski (ad)
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqvA
  • Data 16.06.2004
  • Autor Jërg Kaminski (ad)
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqvA