Sa vlenë euro në kohën e pushimeve? | FOKUS | DW | 27.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Sa vlenë euro në kohën e pushimeve?

Në Gjermani gjithandej mund të vëresh se gjendemi në fazën e pushimeve verore. Në aeroporte ekziston një kërkesë e madhe për bileta. Sondazhet e fundit tregojnë se gjermanët më së shumti pushimet i kalojnë në vendlindje, ose në vendet fqinje. Ndër vendet më të preferuara edhe më tej janë Italia, Turqia dhe Spanja.

default


Statistikat thonë se gati 60 përqind e gjermanëve udhëtojnë për pushime. Por për këtë duhet gjetur edhe një çmim të përshtatshëm. Çmimi këtë vit është edhe kushti kryesor i gjermanëve, për të vendosur për ndonjë udhëtim. Shumë lart në axhendën e kushteve gjenden edhe bukuritë natyrore, mundësia e larjes dhe freskimit dhe ushqimi i mirë. Të gjitha këto bëjnë që vendet e reja anëtare të Bashkimit Evropian, gjithnjë e më shumë të gjenden në planet për pushime. Në këto vende ende nuk është futur euro në përdorim zyrtar, dhe duhet llogaritur me pagesën e taksave për këmbimit e parave. Mirëpo, mysafirët gjermanë e kanë vërejtur se kursi i këmbimit të eurove në Poloni, Hungari dhe Çeki është më i volitëshëm se në vendet tjera. Tanja Beler e Shoqatës së bankave gjermane thotë: "Çekia është një shembull i mirë ku pushimet mund të jenë më të lira. Gjatë këmbimit të parave fitohet në vlerë rreth 26 përqind më shumë, se në vendin tonë. Ky është një element shumë i rëndësishëm në buxhetin familjar për pushime".
Vendet më të shtrenjëta për pushime janë Danimarka, Zvicrra, Italia, Franca dhe Britania e Madhe. Vlera e euros në këto vende është më e vogël. Më mirë thënë: hotelet, pijet dhe ushqimi në këto vende janë më të shtrenjëta.
"Kur njeriu për shembull udhëton në Britani të Madhe, e sheh se euro për fat të keq, nuk ka ndonjë vlerë të lartë, sikur në vendin tonë. Atje mund të merrni vetëm 78 përqind të vlerës së vërtetë të euros në Gjermani", thotë Beler.
Kurrfarë dallimi nuk vërehet në kursin e euros, në qoftë se udhëtohet në Portugali. Me një euro në këtë vend mund të tregtohet poaq shumë, apo pak, sikurse edhe në Gjermani. Kushtet e ngjashme janë edhe në Spanjë dhe Greqi. Po le të hedhim një shikim përtej oqeanit. Pushimet në SHBA mund të jenë poashtu një knaqësi shumë e shtrenjtë. Këtë vërteton edhe Tanja Beler e cila thotë se "si pasojë e ndryshimeve të fundit në kursin e euros, në SHBA mund të fitohet më pak dollarë për një euro, se në Gjermani. Shkaku është niveli i ndryshëm i çmimeve në SHBA dhe në Gjermani, ndërkohë që për ndrërrimin e eurove duhet paguar taksa në vlerë deri në 10 përqind më shumë se në Gjermani".
Në konsideratë duhet marrë edhe faktin se buxhetet familjare për pushime, kohët e fundit në Gjermani janë gjithnjë e më të vogla. Kriza ekonomike, niveli i lartë i papunësisë dhe pagesat më të vogla shtesë për pushime, kanë ndikuar dukshëm në zvoglimin e këtij buxheti. Punëdhënësit për pushime në këtë moment paguajnë diku mes 100 deri në 1200 euro. Megjithatë gëzon faktin se rreth 90 përqind e punëdhënësve i përmbahen këtyre obligimeve, ndonëse ka ndryshuar dukshëm lartësia e pagesave. Më së paku për pushime paguhen të punësuarit në bujqësi dhe në shërbimet publike. Ndërsa më së shumti ata që punojnë në industrinë e metalit dhe në shtypshkronja.


  • Data 27.07.2005
  • Autor Monika Lohmyller
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjU
  • Data 27.07.2005
  • Autor Monika Lohmyller
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjU