1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sa të gatshëm janë gjermanët për të dhuruar ndihma

1 Shtator 2010

Miliarderët amerikanë Bill Gates dhe Warren Buffet e hutuan pak kohë më parë publikun kur thanë se do të dhurojnë për bamirësi gjysmën e pasurisë së tyre. Kurse gjermanët duket se janë më kopracë

https://p.dw.com/p/P1XY
Pamje simbolike
Pamje simbolikeFotografi: AP
Foto simbolike
Foto simbolikeFotografi: picture-alliance/ dpa/dpaweb

Qeveria gjermane dhe organizata të ndryshme humanitare do të organizojnë në datën 3 shtator një takim donatorësh. "Angazhimi krijon lidhje të ndershme", është titulli i takimit. Në të janë ftuar 3 mijë vetë që vijnë nga politika, ekonomia dhe shoqëria civile. Në ish kopshtin e kancelares do të krijohen rrjetet për dialog, Best Practice dhe biseda ekpertësh me temën e bashkëpunimit për zhvillim. Mes të ftuarve ndodhen edhe njerëz prominentë nga kultura dhe muzika, si për shembull Sabine Christiansen, Nena dhe Justus Frantz, të cilët do të tregojnë për angazhimin e tyre personal. Angazhimi personal në Gjermani nuk është i vetëkuptueshënm. Ndryshe nga SHBA, angazhimi vullnetar dhe dhurimi i të pasurve dhe prominentëve në Gjermani është pak i përhapur.


Shumë firma gjermane kanë donacionet e tyre jofitimprurëse

Selia e Fondacionit Robert Bosch në Stuttgart
Selia e Fondacionit Robert Bosch në StuttgartFotografi: picture-alliance/ dpa

Gatishmërinë për të dhuruar të të pasurve në Gjermani dhe atyre nuk Amerikë nuk mund t`i krahasosh. Për më tepër përfitimet nga taksat që kanë donatorët në Amerikë dhe shumat e ulta të taksave në përgjithësi. Kështu për shembull kur themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, shprehu gatishmërinë e tij, kjo duhet të kujtonte edhe miliarderët gjermanë për zemërgjerësinë e tyre. Sipas revistës gjermane 'SPIEGEL' miliarderët gjermanë reaguan të rezervuar. Një argument ishte se shumë të pasur i kanë dhënë prej kohësh pjesën më të madhe të pasurive të tyre në fondacione. Në fakt shumë firma gjermane kanë edhe fondacione jofitimprurëse, qofshin këto Robert Bosch apo Bertelsmann. Në Gjermani kjo ka traditë të gjatë.


SHBA prin me gatishmërinë për të ndihmuar të tjerët

Në foto, Bill Gates
Në foto, Bill GatesFotografi: AP

Megjithatë çfarë do që të thuhet, SHBA është në krye të listës sa i përket gatishmërisë për të dhuruar, dhe këtë nuk e kanë vetëm bosat e ekonomisë. Sipas një studimi të Indiana University në vitin 2009 në SHBA u mblodhën 300 miliardë dollarë për bamirësi. Kurse në Gjermani vetëm 2,1 miliardë, pjesa më e madhe nga donatorë privatë. Shifrat janë bërë të ditura nga Këshilli gjerman i donacioneve. Sipas tij, më pak se një në pesë gjermanë është i gatshëm të dhurojë, dhe mesatarja është 27 euro me një tendencë në rënie.


Gjermanët ndihmojnë më shumë pas katastrofave natyrore

Pas tërmetit në Haiti
Pas tërmetit në HaitiFotografi: picture-alliance/ dpa

Ajo që bie në sy është se gjermanët në moshë të madhe janë më dorëlëshuar se të rinjtë. Më shumë se gjysma e donacioneve vjen nga njerëz që kanë moshë më të madhe se 60 vjeç. Po ashtu shihet se gatishmëria gjermane për të dhuruar rritet kur ndodhin katastrofa natyrore. Pas tërmetit në Haiti në vitin 2010, gatishmëria për dhurim u rrit me 155 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kur ndodhi cunami gjatë krishtlindjeve të 2004-ës, gatishmëria ishte edhe më e madhe dhe krahas ndihmave emergjente shumica e parave të mbledhura shkuan për projekte në ndihmë të fëmijëve.


SHBA prin me gatishmërinë për të ndihmuar të tjerët

Amerikanët ndihmojnë në Pakistan ( 12 gusht 2010)
Amerikanët ndihmojnë në Pakistan ( 12 gusht 2010)Fotografi: picture-alliance/dpa

Krahas dhurimeve të firmave dhe personave privatë, SHBA ndodhen në krye edhe të ndihmave shtetërore për zhvillim me 28,7 miliardë dollarë. Sipas Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe zhvillimin, OECD Gjermania është kombi i tretë donator në botë, me 12 miliardë dollarë, megjithëse kjo përbën vetëm 0,35 përqind të akivitetit ekonomik. Ndërkohë që është rënë dakord që ndihmat për zhvillim të përbëjnë 0,51 përqind të prodhimit bruto në vend. Deri në vitin 2015 duhet të rritet madje në 0,7 përqind.

Autore: Birgit Görtz / Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti