Sa mund të luftohet në të vërtetë trafikimi i qenieve njerëzore në Kosovë? | Shoqëria & Kultura | DW | 05.12.2009
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Shoqëria & Kultura

Sa mund të luftohet në të vërtetë trafikimi i qenieve njerëzore në Kosovë?

Izolimi i tepruar, gjëndja e rëndë ekonomike dhe shpresa për një jetë më të mirë, mbesin shkaku kryesor i trafikimit të femrës në Kosovë. Format e rekrutimit janë të shumëllojshme dhe përfshijnë edhe vajzat e mitura.

Fushatë kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

Fushatë kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

Diku në qytetin e Prishtinës, në një shtëpi të njohur si Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qënieve Njerëzore përherë gjejnë strehë femra, të cilat në kërkim të një jete më të mirë kanë përfunduar në duar të trafikantëve. Dhe, aq sa lejojnë rrethanat vendndodhja e kësaj shtëpie duhet të mbetet konfidenciale sikurse edhe identitieti i këtyre viktimave, të cilat duke besuar në parajsën e premtuar rrënuan edhe botën në të cilën megjithëse të varfëra, u rritën të qeta dhe në harmoni me rrethin.

Kjo harmoni tashmë është zbehur për të 552 viktimat vendore dhe nga vende të tjera, që kanë kaluar nëpër dyert e kësaj qendre, përfshirë edhe vajza të mitura dëshmon Keti, drejtoreshë e kësaj qëndre. Sipas saj vetëm metodat e rekrutimit ndryshojnë ndërsa arsyeja mbetet e njëjtë: „Faktor kryesor është gjëndja e rëndë ekonomike. Ndërsa tash për tash, më e pranishme është metoda e rekrutimit me ofertë të rrejshme pune. Pra, viktimat fillojnë të punojnë diku si shitëse, shërbyese, valltare, etj., ndërsa përfundojnë si viktima të trafikimit.„

Parandalimit i kushtohet një vëmendje e posaçme.

Parandalimit i kushtohet një vëmendje e posaçme.

Familjet duhet t`i pranojnë

Kurse shkrim-leximi, kurse kompjuterësh dhe gjuhësh të huaja, trajnime në zeje të ndryshme, projekte rekreative si dhe plan riintegrimi afatgjatë për rigjenerim të të ardhurash, janë mënyrat me të cilat mbështeten viktimat në këtë qendër të financuar nga Qeveria Finlandeze dhe Ministria për Punë dhe Mirëqënie Sociale e Kosovës, në mënyrë që të mos i rikthehen së njëjtës rrugë.

Ndërsa, pranimi i këtij realiteti nga familjet e viktimave është një problem më vete, i cili jo rrallë i shtyn ato t´i rikthehen rrugës së njëjtë. „Dhe, kjo ndodh në rastet kur vajzat mbahen të izoluara dhe familjet i akuzojnë për diçka që ato nuk janë fajtore. Kështu, nga ai izolim i rëndë ato rastin e parë e shfrytëzojnë që të ikin, duke përfunduar kështu serish si viktime e trafikimit,“-shpjegon drejtoresha Keti.

Rikthim në jetë normale

Dhe, Ministria për Punë dhe Mirëqënie Sociale e Kosovës për këtë ka plane-pohon Basri kastrati, nga Divizoni për Ndihmë Viktimave të Trafikuara në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. „Konkretisht, Ministria për Pune dhe Mirëqenie Sociale synon që të bashkëpunojë me familjen, në mënyrë që të pranohen rastet nga familjet për faktin se ato padashur kane ra pre e trafikantëve dhe kështu t´iu mundësohet rikthimi në jetë normale dhe riintegrimi në rreth dhe familje të jetë më i lehtë,“-thotë z.Kastrati.

Në një shtëpi të njohur si Qendra për Mbrojtjen e Viktimavep gjejnë strehë femra, që kanë përfunduar në duar të trafikantëve.

Në një shtëpi të njohur si Qendra për Mbrojtjen e Viktimavep gjejnë strehë femra, që kanë përfunduar në duar të trafikantëve.

Në Kosovë, mekanizmat ligjorë mundësojnë luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore që nga me hartimin e rregullores se UNMIK-ut 2001/4 në vitin 2001. Ndërkohë që me futjen në fuqi të Kodit Penal të Kosovës, më 2004, u krijua një bazë e fortë ligjore për luftimin e kësaj dukurie. Me 2008 u hartua edhe Strategjia për Luftimin e Trafikimit të Qënieve Njerëzore për parandalimin, mbrojtjen dhe ndjekjen penale, ku parandalimit i kushtohet një vëmendje e posaçme. Dhe, prandaj sipas z. Kastrati, në Kosovë është shënuar rënie e numrit të viktimave në krahasim me vitin 2001.

Dënime të ashpra

Ndërsa, bashkëpunimi i ngushtë i institucioneve relevante si dhe dënimet kapitale ndaj trafikantëve ndihmojnë çrrënjosjen e kësaj dukurie, - mendon z. Kastrati. „Kodi Penal i Kosovës ka paraparë dënime mjaft të ashpra, ku për trafikim të thjeshtë dënimet janë prej 2 deri në 12 vjet. Kur janë të involvuar fëmijët, prej 3 deri në 15 vjet. Ndërsa, te grupi i organizuar janë dënime kapitale deri në 20 vjet plus gjobë deri në 500 mijë euro. Deri më tani kemi dy raste që njihen si të ndëshkuar me dënime kapitale, 10-të dhe 12-të vjet burg, një në vitin 2007 dhe tjetri në vitin 2008“.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, numri i përgjithshëm i viktimave të trafikimit në Kosovë që nga viti 2000 është 462, 392 prej të cilave janë femra.

Autor : Ajete Beqiraj

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 05.12.2009
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Kqp3
  • Data 05.12.2009
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Kqp3