Sa më parë marrëveshja e re e partneritetit mes Moskës dhe Brukselit | Gjermania | DW | 06.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Sa më parë marrëveshja e re e partneritetit mes Moskës dhe Brukselit

Ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier, i cili përfaqëson në të njejtën kohë edhe Gjermaninë si presidente të rradhës së BE-së dhe ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov u takuan dje në Moskë pa arritur ndonjë sukses të veçantë

Sergej Lavrov

Sergej Lavrov

Të dy duan të fillojnë sa më parë që të jetë e mundur me bisedimet për marrëveshjen e re të partneritetit dhe bashkëpunimit mes Moskës dhe Brukselit. Steinmeier u shpreh optimist se kjo marrëveshje mund të nënshkruhet së shpejti.


"Shpresoj se pengesat që bllokojnë fillimin e bisedimeve për këtë marrëveshje, do të zhduken sa më parë dhe Ju keni të drejtë kur mendoni, dhe ne biseduam gjithashtu për këtë gjë, se këto pengesa do të hiqen sa më parë."

Steinmeier e ka fjalën për veton që ka vënë Polonia kundër kësaj marrëveshjeje, që bllokon fillimin e bisedimeve. Rusia ka kohë që nuk improton më mish polak. Por sot inspektorët rusë do të udhëtojnë për në Poloni për të biseduar mbi problemet higjienike. Lavrov është optimist dhe i sigurtë se BE-ja po e ndihmon Poloninë.

"Ne shpresojmë që bisedimet për fillimin e marrëveshjes së re mes Rusisë dhe BE-së të fillojnë sa më parë. Por nuk është tragjedi në rast se fillimi i këtyre bisedimeve do të zgjasë ende, ndonëse kjo zgjatje është artificiale."

Ndërkohë temat ndërkombëtare më delikate u lanë nga Steinmeier, Lavrov dhe i ngarkuari i BE-së për politikën e jashtme Solana, për më vonë.

"Irani do të jetë në qendër të agjendës, ashtu si Lindja e Afërt. Por do të bisedohet edhe mbi situatën në Kosovë, tani që Marti Ahtisari i prenzatoi propozimet e tij. Dhe shpresojmë që të dyja palët përgjegjëse, pra si në Kosovë ashtu edhe në Serbi do të bisedojnë së bashku."

Lavrov nguli këmbë se plani i Ahtisarit nuk është konceptuar për Moskën por për qeveritë në Beograd dhe në Prishtinë. Por ai nuk e përmendi faktin se Kremlini do ta pranonte pavarësinë e Kosovës, sepse kështu ai do të rrezikonte që edhe provincat e Abkazisë dhe Osetisë Veriore të kërkonin pavarësi nga Rusia.

Përsa i përket kartës së energjisë Rusia është shprehur se nuk do ta ratifikojë këtë kartë, por sidoqoftë ajo është e gatshme që të fusë disa pjesë të kësaj karte në marrëveshjen e re për partneritet dhe bashkëpunim.


"Ne nuk i refuzojmë principet e kartës së energjisë, përkundrazi ne i mbështesim ato. Por mekanizmat që janë parashikuar për tranzitin dhe investimet, janë të papranueshme për ne. Prandaj edhe marrëveshja jonë për partneritet do të bazohet tek kriteret që vvumë në samitin e G-8-ës në Shën Petersberg."


  • Data 06.02.2007
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxh
  • Data 06.02.2007
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxh