1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sa korrupt janë gjermanët?

12 Dhjetor 2011

Pasojat e korrupsionit për zhvillimin e vendeve të varfëra janë të mëdha, akuzon edhe ministri gjerman për Zhvillimi Dirk Niebel. Por sa i madh është dëmi që vjen nga korrupsioni në Gjermani?

https://p.dw.com/p/13QoM
Imazh ilustrativ
Imazh ilustrativFotografi: picture-alliance/dpa

Një udhëtim për kënaqësi për punonjësin e ndërmarrjes apo një paketë me verë për mjekët, korruspioni në Gjermani ka shumë forma. Në Këln një pjesë e materilit prej çeliku i ishte shitur një tregtari skrap(Schrotthändler)i cili e kishte planifikuar për ndërtimin e metrosë. Por vetëm një pjesë e këtij materiali ishte përdorur, çfarë bëri që kjo të ndikonte më pas në shëmbjen e arkivit të Këlnit në mars të 2009. Nga ky aksident dy persona humbën jetën. Korrupsioni në fakt krijon çdo vit dëme të madha të ekonomisë së vendit. Megjithatë shifra të sakta për këtë nuk ka, thotë komisari për kriminalistikë dhe specialist për korruspionin dhe kriminalitetin në ekonomi, Uwe Dolota. Por sipas vlerësimeve në fushën e shëndetësisë për çdo vit dëmi arrin në 20 miliardë euro, në fushën e ndërtimtarisë ai arrin deri në 50 miliardë euro.

Imazh ilustrativ
Imazh ilustrativFotografi: dpa

Peter von Blomberg i mban shifrat për sektorin e ndërtimit shumë më të larta. Von Blomberg është ekspert për korrupsionin në organizatën Transpareny International, një strukturë kjo që kujdeset për më shumë transparencë dhe përgjegjësi në shoqëri. Në përgjithsëi ka vazhdimisht shumë më tepër korrupsion, megjithëse një progres është bërë, theksoi ai.

Mashtrimet janë shtuar tani më shumë

Arsyeja për këtë është rritja e vemendjes së autoriteteve dhe mbyllja e disa boshllëqeve ligjore Në këtë mënyrë nuk ka më priviligje fiskale për shumë firma. Deri në 1999 sipërmarrjet që punonin jashtë Gjermanisë ryshfetet që i merrnin si „provizion“ dhe që i paguanin në Gjermani si „shpenzime të nevojshme“, mundnin t'i hiqnin nga tatimet.

Kjo i takon së kaluarës. Përveç kësaj prokurorët që kujdeseshin kryesisht në kriminalitetin e ekonomisë, dhe që sipas von Blomberg-ut janë ekonomistët kontrollues do të informojnë prokurorinë për dyshimet tyre për korruspion.

Komisari për korruspion, Uwee Dolata është pak optimist për këtë. Megjithatë ai pranon edhe që korrupsioni sot është futur më shumë në ndërgjegjësimin e publikut.

Korrupsion ka kudo. Vështirësia tek evidentimi i dëmit që shkakton korruspioni qëndron në faktin se si ai duhet llogaritur.

Peter von Blomberg
Peter von BlombergFotografi: Transparency International

Tek mjekët që marrin honaorare për një jave pushim në Gjirin Persik sepse ka dhënë medikamente speziale për përdorim, është deri diku e qartë. Medikamentet më të shtrenja përfshijnë shpenzime, që të gjithë qytetarët duhet t'i paguajnë nga kontributet e tyre financiare nëpër arkat e sigurimeve shëndetësore.

Korrupsionit mos t'i jepet shans

Ekspertja për kriminalistikë në Bilefeld, Britta Bannenberg bën të ditur se shanset i japin mundësi vjedhësve. Një pushtet pa kontroll përfundon gjithmonë në abuzime“. Se si kjo duhet ndryshuar, e tregojnë ndërkohë shumë firma.

Lidhja gjermane e qyteteve dhe komunave ka dhënë një shembull të mirë për këtë. Tashmë në vitin 2002 kjo shoqatë kishte rënë dakord për një program gjithëpërfshirës në luftën kundër korrupsionit.

Ndër të tjera këtu bëhet fjalë për instancat që janë përgjegjëse për dhënien e kontratave(tenderave) publike të cilat do të zevëndësohen rregullisht me të reja.

Përveç kësaj vendimet do të mbikqyren qartë përmes prinicipit të shumë syve. Megjithatë se sa rezultat të mirë ka kjo, mbetet e diskutueshme. Fakt është se virusi i korruspionit gëlon edhe më tej, qoftë në politikë, në fushën e ndërtimtarisë apo në sport.

Autor:Günther Birkenstock/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama