Sa i madh është rreziku i atentateve terroriste në Gjermani? | Gjermania | DW | 13.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Sa i madh është rreziku i atentateve terroriste në Gjermani?

Sa i madh është rreziku i atentateve terroriste në Gjermani? Diskutim pas dy videofilmave të fundjavës, ku terroristë potencialë islamikë kërcënojnë Gjermaninë me sulme, nëse ajo nuk tërheq trupat e saj nga Afganistani.

Ushtar i Bundesverit, Afganistan

Ushtar i Bundesverit, Afganistan

Ministri gjerman i brendshëm, Volfgang Shojble foli nën përshtypjen e videofilmit më të fundit për shtimin e rrezikut terrorist për Gjermaninë. Kanalit televiziv "N-24" politikani unionist i tha:

"Vec kësaj ne nuk kemi indikacione të tjera. Por këtë duhet ta marrim seriozisht. Dhe kjo konfirmon atë që kemi thënë gjithmonë: ne jemi pjesë e një hapësire të kërcënimit terrorist. Dhe kërcënimi përmes terrorit islamist vazhdon, dhe ai po intensifikohet."

Shojble nuk la asnjë dyshim, se si angazhimi i Bundesverit, ashtu edhe shkollimi i policëve në Afganistan do të vazhdojnë. Të gjithë bënin punën e tyre, për stabilizimin e vendit "në fund të fundit edhe në luftë për sigurinë e Gjermanisë", tha Shojble. RFGJ nuk duhet të lejojë t'i bëjnë shantazh, tha ministri i brendshëm gjerman.

Ngjashëm u shpreh edhe kryetari i PSDGJ Kurt Beck, i cili i vendosi videofilmat e shfaqur terroristë në lidhje me vendimin e Bundestagut, për të dërguar avionë zbulimi Tornado në jug të Afganistanit:

"Natyrisht që një vendim konkret, si vendimi për Tornado-t është edhe një sfidë për sa i përket gjendjes së brendshme të sigurisë. Neve sigurisht do të na duhet ta përforcojmë vëmendjen tonë."

Kryetari i Partisë së Majtë, Lothar Bisky nuk sheh asnjë lidhje të drejtpërdrejtë midis vendimit pozitiv për dërgimin e Tornadove të së premtes së kaluar dhe videofilmave të shfaqura pak më vonë nga terroristët islamikë. Bisky, fraksioni i të cilit ishte i vetmi që votoi i bashkuar kundër dërgimit të avionëve Tornado në Afganistan, paralajmëroi njëkohësisht që ky rrezik të merret seriozisht, sepse terrorizmit për fat të keq nuk është dobësuar:

"Unë megjithatë kam pasur edhe përvojën, që ashpërsime të caktuara në politikën e brendshme lidhen me akte të tilla. Dhe këtë automatizëm e majta nuk e do."

Kryetari i të Gjelbërve, Reinhard Bütikofer paralajmëroi për rrezikun e grindjeve politike:

"Do të ishte krejtësisht e gabuar, që përballë rrëmbimeve të tmerrshme të biesh tani në pozitat e atij që kërkon të konfirmojë patjetër se ka pasur të drejtë, sipas motos: "E shihni, prandaj ne duhet të largohemi nga Afganistani"

Kryetari i sindikatës së policisë, Konrad Freiberg kërkoi më shumë mirëkuptim për hetime parandaluese online. Ekzistojnë më shumë se 210 procedura hetimore në lidhje me terroristët islamikë, dhe janë rreth 100 persona që në Gjermani mund të konsiderohen si "rrezikues", tha Freiberg. Për mundësitë e përgjimit online, të kërkuara nga Freibergu, mungon baza ligjore.

  • Data 13.03.2007
  • Autor M. Füsternau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxL
  • Data 13.03.2007
  • Autor M. Füsternau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxL