Sëmundja të mos përhapet nga zogjtë e egër tek ata të butë | Evropa | DW | 16.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sëmundja të mos përhapet nga zogjtë e egër tek ata të butë

Pas lajmeve që virusi i rrezikshëm i gripit të shpendëve ka arritur në një sërë vendesh të BE-së, si autoritetet e vendeve anëtare edhe ato të Brukselit po përpiqen për të marrë masa që kjo sëmundje e konstatuar deri tani vetëm tek mjellmat dhe zogjtë e egër, të mos përhapet tek shpendët shtëpiakë.

default

Ndër masat e para që po merren në vendet e BE-së është krijimi i zonave të karantinës në vendet ku janë gjetur shpendë të ngordhur. Këto zona kanë një perimetër prej tre kilometrash nga vendi ku janë gjetur zogj të ngordhur. Po ashtu pulat, rosat apo patat duhet të mbahen vetëm nëpër kotecë dhe pulari. Në një territor prej 10 kilometrash ndalohet gjuetia e shpendëve të egër. Po ashtu shpendët shtëpiakë duhet të transportohen direkt për në kombinatet e mishit dhe nuk lejohet që të qëndrojnë në ndonjë vend të ndërmjetëm.

Megjithë përhapjen e gripit të shpendëve në Greqi, Itali, Slloveni, Austri, Hungari dhe Gjermani komisari i BE-së për shëndetsinë Markos Kyprianu tha se, nuk ka shkak për një shqetësim të hiperbolizuar.

"Natyrisht që ekziston mundësia që tek shpendët e këtij apo atij fshatari të shpërthejë kjo sëmundje. Por ne do të marrin menjëherë të gjitha masat e domosdoshme që ta shfarosim këtë epidemi. Për këtë nuk ka shkak për panik. Opinioni publik duhet të qëndrojë i qetë. Edhe sikur të kemi shpërthim të epidemisë së shpendëve ne do ta kemi atë nën kontrroll."

Si masë sigurie BE-ja ndaloi importimin e pendëve si dhe vuri në dispozicion dy milionë euro për zhvillimin e testeve të mëtejshme të kontrrollit. Megjithëse pas zierjes tek mishi i shpendëve virusi nuk është më i pranishëm, në Itali dhe Greqi ka rënë shumë numri i blerjes së prodhimeve të mishit të shpendëve.

Duke marrë shkak nga ky njoftim Kyprianu tha se nuk ka asnjë shkak që të heqësh dorë nga konsumi i kofhsëve të pulave apo gjoksit të patës:

"Unë nuk kam pushuar së ngrëni mish pule. Dhe këtë ua rekomandoj të gjithë konsumatorëve. Në BE ne kemi një standart tepër të lartë të sigurisë për ushqime. Përmes kontrrolleve ne garantojmë që në dyqane të mos përfundojnë shpendë të sëmura. Për këtë mishi nëpër supermarkete është i sigurt."

Grupi i ekspertëve të veterinarisë në Bruksel po diskuton për marrjen e masave profilaktike si vrasja e shpendëve në zonat e prekura prej epidemisë. Agjencia e BE-së për luftimin e epidemive me qendër në Stokholm tërhoqi vëmendjen se njërëzit mund të infektohen prej sëmundjes vetëm në rast se janë në kontakt tepër të ngushtë me shpendët. Frikë nga një panepidemi mund të kemi vetëm në rast se virusi i gripit të shpendëve përzihet me virusin e gripit të njeriut duke krijuar ndonjë mutacion. Gjithsesi në këtë rast mund të prodhohet edhe një vaksinë e efektëshme.

  • Data 16.02.2006
  • Autor Berd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArC4
  • Data 16.02.2006
  • Autor Berd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArC4