Së shpejti patenta të njëjta për të gjitha vendet e BE-së | Evropa | DW | 29.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Së shpejti patenta të njëjta për të gjitha vendet e BE-së

Deri në vitin 2032 të gjithë qytetarët evropianë do të jenë pajisur me patenta të njëjta, të cilat do të jenë në formën e një karte plastike. Këtë vendim e morrën ministrat e transportit të 25 shteteve antare të BE-së të hënën e kaluar në Bruksel.

default

Ministri gjerman i transportit Volfgang Tiefensee, ka ndërkohë një patentë që ka formën e patentave që do të vihen në të ardhmen në përdorim brenda shteteve antare të BE-së. Fotografia, që qëndron në patentën e re të ministrit gjerman të transportit, e lejon shikuesin ta rinjohë ministrin vetëm me shumë fantazi.

Kolegët e tjerë, që përdorin ende patentat e vjetra, kanë probleme të ngjashme me fotografitë që qëndrojnë në to. Flokët e errëta dhe mustaqet në stilin e viteve 70, nuk kanë më të bëjnë me personin ndërkohë të plakur, që e përdor këtë patentë. Ministri gjerman i transportit Tiefensee shpjegon se deri tani në Evropë qarkullojnë rreth 110 forma të ndryshme patentash:

"Policia në Gjermani ose në Itali duhet të lëvizë nëpër vend me një kuti të madhe me karta identifikimi, për të verifikuar kështu, nëse kjo apo ajo patentë është ende e vlefshme."

Përveç kësaj vijnë edhe gjuhët e huaja dhe fotografitë e vjetëruara. Për ministrin gjerman të transportit Tiefensee, ka edhe arsye të tjera përse unifikimi i patentave në një formë për të gjitha vendet e BE-së, është i domosdoshëm:

"Ne kemi shumë probleme edhe me abuzimet që kryen me patentat që janë në qarkullim. Ky fenomen quhet edhe "turizëm patentash". Në rrugët gjermane qarkullojë edhe njerëz me makina, të cilët e kanë humbur me kohë patentën, për shembull për shkak të konsumit të alkolit në timon."

Numri i shoferëve të tillë kap shifrën e mijëra njerëzve. Pas humbjes së patentës, njerëz në Hollandë apo në vende evropiano lindore të BE-së, kanë fallsifikuar patenta të reja dhe kanë vazhduar të qarkullojnë me makina nëpër Evropë. Komisari evropian për transportin, Barrot, u kujdes të hënën e kaluar që këtij fenomeni t´i vijë fundi.

Ata që kanë një patentë sot, do të duhet ta shkëmbejnë atë me një patentë evropiane brenda 26 viteve të ardhshme. Sidomos qeveria gjermane ishte ajo që nguli këmbë që ky afat të zgjaste kaq shumë kohë, sepse nuk dëshironte të acaronte shoferët gjermanë me afate më të shkurtëra kohore.

Vendimi që u morr të hënën e kaluar, duhet të hyjë më parë në fuqi dhe më pas të kthehet në ligj kombëtar. Kjo do të thotë se të gjithë ata njerëz që do të marrin patentën pas vitit 2012, do të pajisen automatikisht me patentat e reja evropiane. Të tjerët kanë disa vite kohë, për ta ndërruar patentën. Ministri gjerman i transportit Volfgang Tiefensee shpjegon:

"Nuk ka asnjë kusht për ndryshimin e patentës që ka të bëjë me moshën, shëndetin apo ndonjë arsye tjetër, mbi të cilat po spekullojnë këto ditë mediat."

Patentat e ardhshme do të jenë të vlefshme për 10 vjet, shtetet antare të BE-së mund ta zgjasin këtë periudhë deri në 15 vjet. Gjermania do ta bëjë këtë gjë. Ndërkohë patentat për kamionë dhe autobuzë do të jenë të vlefshme 5 vite me rradhë.

Me vënien në përdorim të patentës evropiane, do të krijohet gjithashtu një rrjet informativ brenda BE-së. Pa rëndësi se në cilin shtet do të ndalohet nga policia një njeri që qarkullon me makinë, të dhënat e tij mund të verifikohen direkt në vendin e ngjarjes. Dhe ndryshe nga ligji i sotëm, policia ka të drejtë t´ja marrë patentën një qytetari, edhe po nuk ishte shtetas i vendit në të cilin ndalohet ai.

  • Data 29.03.2006
  • Autor Kristofer Plas
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBZ
  • Data 29.03.2006
  • Autor Kristofer Plas
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBZ