1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Së shpejti një sistem paralajmërues për tsunami?

Silke Bartlick20 Dhjetor 2006

Dallgët gjigande, tsunami, para dy vitesh sollën vdekjen e mijëra njerëzve sidomos në Sri Lanka dhe Indonezi. Një ngjarje e tillë nuk duhet të përsëritet më kurrë, prandaj tani po punohet për krijimin e një sistemi paralajmërues për tsunami.

https://p.dw.com/p/AqyE
Pas tsunamit, një grua kthehet e sheh rrënojat e shtëpisë së saj
Pas tsunamit, një grua kthehet e sheh rrënojat e shtëpisë së sajFotografi: AP

Menjëherë pas katastrofës së tsunamit më 26 dhjetor 2004, qeveria gjermane ofroi një ndihmë financiare për rindërtim prej 500 milionë euro, sidomos për Sri Lankën dhe Indonezinë. Përveç kësaj, ministria gjermane për arsimin dhe teknikën mbështet me 46 milionë euro ndërtimin e një sistemi paralajmërues për tsunamin, i cili po krijohet nga qendra gjermane për teknikën dhe shkencën, Helmholtz.

"Së bashku me partnerët tanë indonezianë, i kemi vënë vetes si qëllim që deri në fund të vitit 2008, pra deri në nëntor të vitit 2008, ta kemi përfunduar këtë projekt", u shpreh Thomas Rachel, sekretari parlamentar i shtetit pranë ministrisë gjermane për zhvillimin, në Berlin. Ky sistem përbëhet teknikisht nga elemente matëse tokësore dhe detare. 8 seismografë të tillë kanë instaluar ndërkohë ekspertët nga Gjermania dhe Indonezia në stacione të ndryshme në Tailandë, Malajzi, Japoni dhe Australi.

"Kështu që kemi që sot një sistem funksionues seismolog me 60 stacione në Indonezi dhe jemi në gjendje që pas maskimumi 5 minutash ta njohim gradën dhe shkallën e tërmetit qoftë ai tokësor apo detar", shpjegon Rolf Emmermann, profesor pranë qendrës për studime gjeografike në Potsdam dhe koordinator përgjegjës për projektin. Por deri tani dërgimi i të dhënave në stacione të ndryshme nuk funksionin siç duhet: "Ne po ndërmarrim çdo përpjekje dhe nuk ka asnjë shkak përse të mendojmë aktualisht se nuk do ta realizojmë brenda afatit programin që kemi nisur."

Kemi ende dy vite kohë, thotë Rolf Emmermann. Në qoftë se gjithçka funksionon, atëherë do të dihet brenda 2 minutash nëse do të ndodhë një tsunami, me cilën shpejtësi do të ndodhë ai dhe cilën lartësi do të kenë dallgët. Dhe në rast se gjithçka funksionin siç duhet, atëherë këto informacione do të shpërndahen menjëherë në rajonet që ndodhen në rrezik, ndoshta nëpërmjet radios. Një firmë nga Flensburgu i Gjermanisë ka zhvilluar një vegël, nga e cila mund të dërgohen të gjitha llojet e frekuencave nëpërmjet një sinjali paralajmërues. Madje për këtë nuk ka nevojë që radioja të jetë e hapur.