Ryker: Nuk mendoj se Rusia do të vërë veton | Ballkani | DW | 02.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ryker: Nuk mendoj se Rusia do të vërë veton

Me planin e Ahtissaari-t Kosovës i është dhënë orientim dhe perspektivë për të ardhmen

Shefi i UNMIK-ut Joachim Rücker

Shefi i UNMIK-ut Joachim Rücker

Në një intervistë dhënë Deutsche Welle-s në prag të diskutimit në Këshillin e Sigurimit të planit të ndërmjetësit Martti Ahtisaari për Kosovën, shefi i UNMIK-ut Joachim Ryker, flet për atmosferën aktuale në Kosovë dhe pritjet e kosovarëve nga ky plan:

"Do të thoja se të hënën e kaluar patëm një pikë kthese në zhvillimin e deritanishëm të proçesit të statusit. Bërja publike e pjesës së dytë të propozimeve të ndërmjetësit Ahtissari, pra pavarsi nën mbikqyrje ndërkombëtare ishte mjaft pozitive pasi tani egziston qartësi për perspektivën e së ardhmes. Kosovës i është dhënë kështu një masë orientimi."

Ministri i jashtëm rus ka thënë pak ditë më parë se plani i Ahtisaarit është i destinuar të dështojë. Siç dihet Rusia ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit në rast të një votimi të mundshëm. Lidhur me sjelljen e Rusisë në takimin e nesërm të Këshillit të Sgurimit të Kombeve të Bashkuara Ryker mendon se:

"Rusia ka qenë deri tani një anëtare e angazhuar e Grupit të Kontaktit dhe mendoj se gjërat nuk do të ndryshojnë. Rusia është mjaft e interesuar në vendosjen e një stabiliteti afatgjatë në Ballkan. Ne kemi gjithashtu besim në bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi dhe në Këshillin e Sigurimit në veçanti për t'i dhënë një përgjigje optimale çështjes së Kosovës."

  • Data 02.04.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWy
  • Data 02.04.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWy
Reklamë