1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

RYCO shembull bashkëpunimi në Ballkan

14 Korrik 2017

Organizata rajonale e bashkëpunimit të rinisë, RYCO, në Ballkanin Perëndimor është pjesa më aktive e nismës për Ballkanin Perëndimor, thotë për DW, drejtori ekzekutiv i RYCO, Djuro Blanusa, pas samitit të Triestes.

https://p.dw.com/p/2gUkG
DW Interview mit Djuro Banusa
Djuro BlanusaFotografi: DW/A. Feilcke

DW: Çfarë ka të re në zhvillimin e programit RYCO, pasi për të u fol shumë shpesh gjatë takimit për Ballkanin Perëndimor në Trieste?

Djuro Blanusa: RYCO është fëmija e procesit të Berlinit, sepse idea e këtij programi lindi në vitin 2014 në Berlin. Tani në konferencën në Trieste ne u njohëm nga të gjitha vendet pjesëmarrëse. Patëm takim me ministrat e Jashtëm të vendeve dhe u përcollëm atyre mesazh të qartë, se RYCO është pjesa më aktive e procesit ndër të gjitha vendet e Ballkanit. Ky është shembull shumë i pastër se mund të funksionojë bashkëpunimi në Ballkan. Ne tani jemi në procesin e angazhimit të të rinjve dhe zyrat përkatëse kanë filluar tani të hapen në të gjithë Ballkanin, para pak ditësh u hap zyra në Podgoricë. Po ashtu edhe zyra e kryesisë në Tiranë filloi me punën, e mendoj se deri në fund të verës do të jemi në gjednje të fillojmë projektet. Qëllimi ynë kryesor është që të mbështesim të rinjtë dhe oragnizatat jo qeveritare që të munden t'ju mundësojnë të rinjve mundësi shkëmbimi. Do t'ju japim mundësinë për lidhje atyre që ende kanë dyshime e paragjykime ndaj njeri-tjetrit. Tani ne duhet të punojmë në drejtim që të jemi të dukshëm dhe të njihemi nga të rinjtë. Deri tani RYCO është komunikuar në nivele të larta politike, por tani ne duam që tua tregojmë të rinjve historinë e RYCO-s.

Cila ishte e reja për ju nga ky samit, a iu ofrua më shumë ndihmë, apo buxhet i veçantë?

Ne do ta fillojmë vitin me një buxhet 1.5 milion Euro. Gjatë takimit me minstrin e Jashtëm gjerman u tha se buxheti nuk është i mjaftueshëm. Unë gjithashtu jam dakord, që atë që RYCO duhet të mbështet qysh në fillim. Dhe ne duhet të vendosim baza solide për projekte për të rinjët. Tani për fillim buxheti është i mjaftueshëm, por nëse duam që t'i arrijmë qëllimet tona atëherë mendoj se duhet të investohet më shumë në këtë drjetim. Dhe unë edhe një herë dua të shfrytëzoj mundësinë që t'u bëj thirrje të gjithë shteteve të Evropës, jo vetëm atyre të Ballkanit, që ta mbështesin RYCO sa më shumë të jetë e mundur që ne të mundem t'ia arrijmë qëllimit.

Ku mund të njihen të rinjtë me RYCO-n dhe si mund të vendoset kontakti prej të interesuarve?

Ne mund të na gjeni tani në rycowesternbalkans.org tani kemi edhe logon dhe do të bëhemi të njohur për të rinjët. Duke nisur nga shtatori të gjithë të interesuarit munden t'i gjejnë informacionet e nevojshme.