1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rycker do të flasë në Këshillin e Sigurimit

Bekim Shehu11 Dhjetor 2006

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku niset për Nju Jork ku do të marrë pjesë si i ftuar në seancën e KS-it më 13 dhjetor. Në këtë seancë të KS-it do të flasë shefi i UNMIK-ut Joakim Rycker

https://p.dw.com/p/AraV
Këshilli i Sigurimit
Këshilli i SigurimitFotografi: AP

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, do të marrë pjesë në mbledhjen e radhës së KS-it e cila do të mbahet me 13 dhjetor dhe ku do të flitet për zhvillimet në Kosovë,
me theks të veçantë për procesin e standardeve.

Kryeministri Çeku tha para nisjes për në Nju Jork se, vlerësimi për stadardet është një tregues i qartë për zhvillimet pozitive në Kosovë dhe poashtu një tregues se Kosova është e gatshme të funksionjë si shtet.
…
Kryeministri Çeku p[rmedi edhe zhvillimet e fundit në politikën e brendshme Kosovare, përkatësisht, zhvillimin e procesit zgjedhor në kuvendin e përgjithshëm të LDK-së, partisë më të madhe në Kosovë ku pati tensione të larta dhe përleshje fizike
ndërmjet delegatëve. Kjo u cilësua një hije e zezë për LDK-së. Mirëpo, për kryeministrin Agim Çeku, këto zhvillime tregojnë se demokracia në Kosovë është e
gjallë dhe një demokraci e gjallë sipas tij, është shenjë e një demokracie të fortë.

Sidoqoftë, kryeministri i Kosovës Agim Çeku, do të udhëtojë për në Nju Jork, për të marrë pjesë në mbledhjen e KS-it, për të dytën herë më radhë së bashku me shefin e UNMIK-ut, Joakim Rycker. Ky i fundit do të raportojë para anëtarëve të KS-it, për
zhvillimet e fundit në Kosovë. Kryeministri Çeku, nuk do të flasë në KS-it, sepse këtë nuk e lejon rezoluta 1244, mirëpo në seancë do të jetë pjesmarrës në cilësinë e mysafirit.