Rusia - tregu i së ardhmes i ndërtimit të automjeteve | Evropa | DW | 13.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rusia - tregu i së ardhmes i ndërtimit të automjeteve

Në sajë të kërkesave në rritje në tregun botëror nuk është bërë më i pasur vetëm shteti, por edhe shumë qytetarë

Moska

Moska

Marrëveshjen për uzinën e tij të re në Rusi, Volksvageni e nënshkroi në fund të majit. Fabrika tani ndodhet në Kaluga, rreth 160 km në jugperëndim të Moskës- në ndërtim e sipër. 370 milionë Euro ka në plan të investojë Volksvageni në uzinën e tij ruse- më shumë se çdo konstruktor tjetër perëndimor automjetesh. Volkswagen Polo dhe Skoda Oktavia do të prodhohen në Kaluga. Edhe firma bijë e Volkswagenit, Audi, ka shfaqur interes. Till Brauner, drejtues i degës së Audit në Rusi:

"Në një studim fisibiliteti ne po shqyrtojmë faktin, nëse do të kishte kuptim për ne një plan i tillë dhe në cilat kushte. Dhe pasi të kemi përfunduar studimin, atëherë do të ulemi dhe t'i themi po ose jo prodhimit në Rusi."

Në gjashtë muajt e parë të vitit, xhiroja e Audit në Rusi, sipas statistikave zyrtare ka shënuar një rritje prej më shumë se 50%. Në plan afatshkurtër, ndërtuesit e automjeteve nga Ingolstadti duan të kalojnë kuotën e 10 mijë automjeteve në vit të shitura në Rusi. Por synimi kryesor është shndërrimi në numrin një në segmentin e automjeteve luksoze.

"Parimisht, mund të përfytyrohet ndërtimi i cdo modeli tonë këtu. Ai që është me siguri me interes, është modeli A3, A4, A6, ndoshta madje edhe A8."

Edhe Skoda, si Audi një bijë e koncernit të Volkswagenit, kërkon të prodhojë në Kaluga, përvec Oktavias edhe modele të tjera, për shembull Fabia-n e vogël. Po si është puna me vetë Volkswagenin? Vendimi, se cili model do të prodhohet në Rusi përveç Volkswagen Polo ende nuk është marrë, thotë shefi për Rusinë i Volkswagenit, Hans-Dieter Keller:

"Na lini ta ndërtojmë rehat këtë fabrikë. Na lejoni të mendojmë për atë që po ndërtojmë. Na lejoni që në kohën e ndërmjetme ta vëzhgojmë tregun rus."

Më pak se 10 mijë Euro do të kushtojë një Volkswagen Polo në Rusi. Një ofertë shumë atraktive, sepse për Ladat ruse, të cilave nuk mund t'u zësh shumë besë, sot kërkohet thuajse i njëjti çmim. Volkswageni nuk e pati të lehtë, të marrë vendimin për të shkuar në Rusi. Por Volfsburgasit nuk janë të parët, që guxuan ta bëjnë këtë hap. Fordi e prodhon që në vitin 2002 modelin e tij Fokus në afërsi të Sankt-Petersburgut. Edhe Toyota, Nissani dhe General Motors duan të ndërtojnë në Rusi uzinat e tyre. Lehtësimet doganore dhe të tjera të premtuara nga qeveria ruse e kanë arritur synimin e tyre. Brenda një viti, automjetet e para Volkswagen do të jenë prodhuar në Kaluga. Sektorët përfundimtarë, duke përfshirë edhe ndërtimin e karoserisë, dhënien e llakut dhe montazhin, do të nisin nga puna dy vjet më vonë. Deri atëherë, koncerni i Volkswagenit mund të llogarisë mbështetjen e furnizuesve perëndimorë. Shumë prej tyre kanë ndërmend të shkojnë në Kaluga, thotë Horst Mühl, anëtar i kryesisë së Skodas:

"Sistemi i prodhimit të Skodas-po ashtu edhe ai i Volkswagenit- bazohet në një bashkëpunim me furnizues just-in-time, që dërgojnë module, dhe nga kjo rezulton në mënyrë të detyrueshme, se duhet të ndodhesh në afërsi, ndryshe, nga pikëpamja e ritmit, nuk të del koha. Sa më të suksesshëm të jemi atje, aq më atraktive do të bëhet edhe për furnizues të tjerë për të ardhur në këto zona."

Synimi i Volkswagenit është, që brenda katër ose pesë vjetësh xhiroja në Rusi të rritet nga aktualisht 40 mijë automjete, në 150 mijë copë.

Në dallim nga Volkswageni, Daimler-Chrysler i ka ngrirë planet e tij për prodhimin e Mercedesit në Rusi.

"Bëhet fjalë për taksa doganore dhe bëhet fjalë për kushtet e lokalizimit. Dhe këtu bëhet fjalë me të vërtetë për cdo rubel, sepse vetëm kur kemi të bëjmë me një numër të madh automjetesh, vetëm atëherë ka kuptim prodhimi."

thotë Jürgen Sauer, shef për Rusinë i Daimler-Krajslerit. Por shumica e moskovitëve të pasur, të cilët bëjnë pjesë te ata që preferojnë Mercedesin, mendojnë se kjo që ndodh është punë e mirë. Ata thonë se kur blejnë një automjet të shtrenjtë luksoz, duan të jenë të sigurt, se blejnë absolutisht kualitet të parë "made in Germany."

  • Data 13.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAC
  • Data 13.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAC