Rusia tregon dobësi në luftën kundër terrorizimit | Bota | DW | 05.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rusia tregon dobësi në luftën kundër terrorizimit

Bilanci tragjik i dramës së Beslanit: mbi 330 të vdekur, gjysma prej tyre fëmijë. Duke iu shtuar numrit të vitimave edhe 26 pengmarrësit që u vranë prej trupave speciale ruse gjatë operacionit për t'i dhënë fund marrjes peng të fëmijëve, numri i përgjithshëm i viktimave kap shifrën 350 vetë. Në spitalet e qytetit janë shtruar për mjekim rreth 450 vetë, kurse 260 konsiderohen ende të humbur. presidenti rus Vladimri Putin shpalli dy ditë zie për viktimat e terrorit në Osetinë veriore. Presidenti rus Vladimri Putin shpalli dy ditë zie për viktimat e terrorit në Osetinë veriore.

Dhimbje në Beslan

Dhimbje në Beslan

Pas bilancit tragjik të dramës së Beslanit, ku sipas të dhënave zyrtare humbën jetën mbi 330 vetë, gjysma prej tyre fëmijë, presidenti rus Vladimir Putin pranoi se vendi i tij po tregon "dobësi" në luftën kundër terrorizimit.

"Ne mund të kishim qenë në efektivë dhe të kishim vepruar në mënyrë më moderne dhe profesionale. Në përgjithësi duhet pranuar se ne nuk e kemi kuptuar kompleksitetin dhe rrezikun e zhvillimeve në vendin tonë dhe në të gjithë botën. Ne nuk reaguam si duhet, treguam dobësi dhe të dobtit munden." - tha Putin në mesazhin e tij televiziv.

Si rezultat i shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik, shteti dhe shoqëria akoma janë të dobëta. Zyrtarët e organeve të sigurisë janë të korruptuar, ndërsa kufijtë të pambrojtur mirë, vazhdoi Putin. Në fjalimin e tij televiziv ai paralajmëroi më tej se do të merren masa për një aparat shtetëror më efektiv për çështjet e sigurimit dhe do të bëhet një risistemim i trupave në Kaukazin Verior.

Megjithatë, vazhdoi më tej Putini, Rusisë pas kësaj ngjarjeje nuk i mbetet rrugë tjetër vetëm se t'i luftojë terroristët. "Terroristët kujtojnë se janë më të fortë se ne dhe mund të na frikësojnë me brutalitetin e tyre, mund të paralizojnë vullnetin tonë dhe të shkatërrojnë shoqërinë tonë. Ne jemi përpara alternativës ose t'i luftojnë terroristët, ose t'u përulemi kërkesave të tyre. Si president, si kryetar i federatës ruse dhe si qytetar i Rusisë unë jam i bindur thellë se ne vërtet nuk kemi rrugë tjetër, sepse po ta lejojmë shantazhin dhe po të biem në panik, atëhere në konflikte të përgjakshme do të përfshihen miliona vetë."

Moska reagoi me zemërim ndaj kërkesës së MPJ holandez Bot, i cili në cilësinë e kryetarit të radhës të BE-së kërkoi dje prej qeverisë ruse sqarime për ngjarjen e Beslanit. MPJ rus Sergej Lavrov tha se kundrejt provokimit të terroristëve, gjakderdhjes dhe fatit të fëmijëve, qëndrimi i MPJ holandez duket si një "fyerje". MPJ ruse thirri për këtë në takim edhe ambasadorin holandez në Moskë Tido Hofste. Selia e presidencës së radhës të BE-së tha se kemi të bëjmë me një keqkuptim.

Kurse kancelari gjerman Gerhard Shrëder refuzoi sërish që ta kritikojë presidentin rus Vladimir Putin për shkak të politikës së tij ndaj Çeçenisë. Tani janë të nevojshme solidariteti dhe ndihma për viktimat dhe jo këshillat për Putinin, tha kancelari Shrëder pas një mbledhje të kabinetit qeveritar në Bon. Schrëderi tha se presidenti Putin e ka bërë gjithnjë të qartë se qëllimi i tij është një zgjidhje politike. Edhe në Çeçeni "duhet të ketë njerëz me të cilët mund të bisedohet. Por nuk besoj se mund të bisedohet me terroristët të cilët qëllojnë pas shpine fëmijët që janë duke ikur në panik prej tyre." - theksoi Schrëderi.

  • Data 05.09.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSR
  • Data 05.09.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSR
Reklamë