Rusia teston një raketë hipersonike Kinzhal | Bota | DW | 12.03.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rusia teston një raketë hipersonike Kinzhal

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka përshkruar raketën si një "armë ideale". Rusia pretenton se raketa fluturon 10 herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe nuk mund të kapet nga sistemet kundërajrore.

MiG-23 lëshon raketën hipersonike Kinzhal

MiG-23 lëshon raketën hipersonike Kinzhal

Rusia tha të dielën se ka testuar me sukses një raketë hipersonike, që bën pjesë në armët e një brezi të ri, të përmendura nga Presidenti Putin në fjalimin e tij drejtuar kombit më herët këtë muaj.

Ministria e Mbrojtjes publikoi pamje filmike që e tregonin raketën e precizionit të lartë Kinzhal duke u lëshuar nga një avion luftarak supersonik MiG-31 dhe duke përshkruar qiellin.

"Lëshimi eci në përputhje me planin, raketa hipersonike e qëlloi objektivin" shtoi ministria.

'Arma ideale'

MiG-23 me raketën hipersonike Kinzhal

MiG-23 me raketën hipersonike Kinzhal

Kinzhali - emri ka kuptimin e një thike të shkurtër ruse me dy tehe - u përshkrua si një "armë ideale" nga Putini gjatë prezantimit të raketës në 1 mars.

Putini, që pritet gjerësisht të rizgjidhet President i Rusisë më vonë këtë muaj, tha se raketa, që fluturon 10 herë me shpejtësinë e zërit nuk mund të interceptohet nga sistemet e mbrojtjes kundërajrore.

Raketa është stacionuar në Rajonin Jugor Kufitar që prej 1 dhjetorit, shtoi ai.

Zëvendëskryeministri Dmitri Rogozin tha në Facebook se Rusia ka punuar për të modernizuar avionët e saj supersonikë MIG-31, që do të bartin raketën.