1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia teston një rakete ndërkontinentale të tipit Topol-M

13 Tetor 2008

Medvjedev paralajmëroi se Rusia do të pajiset me armë moderne

https://p.dw.com/p/FYVt
Raketa balistike ndërkontinentale Topol gjatë një parade ushtarake në Moskë
Raketa balistike ndërkontinentale Topol gjatë një parade ushtarake në MoskëFotografi: AP

Gjatë testimit të një rakete ndërkontinentale, presidenti rus Dimitrij Medvjedev paralajmëroi se Rusia do të pajiset me armë moderne. Në tajgën e Plesekut, Medvjedevi mori pjesë në testin e raketës me gjatësi 21 metra të tipit "Topol-M". Një gjysëm ore pas nisjes raketa përshkroi një distancë prej 6.000 kilometrash dhe ra më pas në rajonin Kura në gadishullin rus të Kamçatkës.

"Sapo u informova se koka e raketës Topol ra në orën 11:50 në hapësirat e qendrës stërvitore Kura. Detyra është kryer me sukes dhe unë ju përgëzoj për punën e bërë. Testet e raketave janë të suksesshme. Ato tregojnë se teknika jonë po funksionon. Rusia do të vazhdojë të porosisë armë të reja, por edhe do të testojë të tanishmet. Mbrojtja jonë është në rregull", tha Medvjedev.