Rusia merr kryesinë e rradhës së Këshillit të Evropës | Evropa | DW | 29.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rusia merr kryesinë e rradhës së Këshillit të Evropës

Vetëm pak ditë pas marrjes së kryesisë së Këshillit të Evropës nga Rusia, sot në Moskë po takohen përfaqësuesit e 46 kombeve anëtare, për të biseduar mbi programe financiare. Më parë opinioni publik kishte kritikuar marrjen e kryesisë së Këshillit të Evropës nga Rusia, ndonëse ky vend njihet për mosrespektimin e të drejtave të njeriut.

Logo e Këshillit të Europës

Logo e Këshillit të Europës

Në axhendën e bisedimeve qëndron ndër të tjera referendumi mbi statusin e Republikës së Malit të Zi, larmia kulturore në Kaukazin Verior, migrimi për vende pune nga Evropa Lindore në Evropën e Mesme, rritja e sigurisë së trafikut ajror në Evropë dhe zhvillimi ekonomik i Ukrainës.

"Kryesia në Këshillin e Evropës,do t´i japë shansin Rusisë që të dëshmojë, se është pjesë e Evropës demokratike dhe një partner i barabartë", tha Rene van den Linden, përpara takimit.

Shumë politikanë rusë kanë kritikuar në të kaluarën punën e Këshillit të Evropës, sidomos në fushën e të drejtave të njeriut dhe situatën në Çeçeni. Rusia e konsideron këtë punë si ndërhyrje në çështjet e brendshme ruse dhe kërkoi përpara pak kohësh, uljen e shumës vjetore që paguan ajo si antare e Këshillit të Evropës.

Kostantin Kosaçov, shefi i marrëdhënieve me jashtë, tha: "Ne jemi të bindur se ky buxhet shtetëror duhet të korrigjohet sa më parë. Sigurisht që temat që e preokupojnë tradicionalisht Këshillin e Evropës, si demokracia dhe të drejtat e njeriut janë të rëndësishme, por ne mendojmë se Këshilli i Evropës duhet të fokusohet më shumë tek shkenca, arsimi dhe kultura."

Rusia ka probleme sidomos me punën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut në Strasburg, tek i cili paraqiten mijëra rusë dhe ankohen. Kryetari i Dumas Boris Gryslov kërkon ta ndryshojë këtë gjë: "Detyra jonë si deputetë është që ta drejtojmë vëmendjen e Gjykatës Evropiane tek funksionet e drejtësisë, pa ndërhyrë në politikën e vendit."

Sipas Moskës, vendimet ë kësaj gjykate janë shpesh herë ndryshe nga vendimet ruse. Temë tjetër e takimit të Moskës është edhe racizmi dhe antisemitizmi, çështje këto që kanë filluar të jenë sërsih aktuale në Rusi gjatë kohëve të fundit.

  • Data 29.05.2006
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAy
  • Data 29.05.2006
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAy