Rusia kërkon zgjidhje të pranueshme për Serbinë | Ballkani | DW | 02.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rusia kërkon zgjidhje të pranueshme për Serbinë

Moska zyrtare u ka dërguar letër vendeve anëtare të BE-së, ku thuhet se Rusia nuk do të pranojë asnjë zgjidhje për Kosovën që nuk është e pranueshme edhe për Serbinë. Në demarshin rus më tej thuhet se nëse asnjë marrëveshje e pranuar reciprokisht nuk arrihet deri në fund të vitit 2006, bisedimet duhet të vazhdojnë në vitin 2007

Nga bisedimet për statusin në Vjenë

Nga bisedimet për statusin në Vjenë

Kryeministri i Kosovës, Agim Ceku, tha se qendrimi i fundit i Federatës Ruse ndaj procesit të përcaktimit të statusit të Kosovës është jo konstruktiv dhe jo realist. Ky reagim i kryeministrit, vie pas një letre që Moska zyrtare u ka dërguar vendeve anëtare të BE-së, ku thuhet se Rusia nuk do të pranojë asnjë zgjidhje për Kosovën që nuk është e pranueshme edhe për Sërbinë. Në demarshin rus më tej kontestohet edhe koha e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Aty thuhet se nëse asnjë marrëveshje e pranuar reciprokisht nuk arrihet deri në fund të vitit 2006, bisedimet duhet të vazhdojnë në vitin 2007. Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, ndërkaq ka kërkuar nga autoritetet e Rusisë, që t'i mundësojnë të realizojë një vizitë në Moskë dhe tu shpjegojë zyrtarëve Rus, nga afër qëndrimin e palës kosovare për domosdoshmërinë e zgjidhjes së statusit të Kosovës këtë vit dhe ai status të jetë pavarësia e Kosovës. Sipas shefit të zyrës së Rusisë në Kosovë, kërkesa e kryeministrit Çeku për të vizituar Moskën është duke u shqyrtuar, ndërsa përgjigjja pritet shumë shpejtë. Sidoqoftë, autoritet e Prishtinës akoma nuk kanë konfirmim zyrtar nga ana e Grupit të Kontaktit se zgjidhja e statusit të Kosovës do të shtyhet për vitin e ardhshëm. Edhe pse nga diplomatët perendimorë ka sinjale për mundësinë e shtyrjes së zgjidhjes së statusit, grupi negociator i Kosovës vazhdon t'i përmbahet agjendës së përcaktuar nga takimi i fundit i Grupit të Kontaktit në Nju Jork, ku u tha se vendimi për të ardhmen e Kosovës duhet të merret brenda vitit 2006. Këtë e dëshirojnë edhe zyrtarët e administratës ndërkombëtare, të cilët besojnë se ndërmjetësi ndërkombëtar, Marti Ahtisari dhe Grupi i Kontaktit do të gjejnë një zgjidhje për Kosovën qe do të jetë e pranueshme për të gjithë. Udhëheqësit politik në Prishtinë ndërkaq thonë se, shtyrja e zgjidhjes së statusit të Kosovës do të rrezikojë që të kompremitohet procesi i tërësishënm ndërkombëtar për Kosovën.
  • Data 02.11.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArbS
  • Data 02.11.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArbS
Reklamë