1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia furnizon Sirinë me avionë luftarakë

dpa/ M. Kelmendi31 Maj 2013

Moska dhe Damasku nëshkruajnë marrëveshje për avionë ushtarakë të tipit MiG. Bëhet fjalë për një furnizim të Sirisë me të paktën dhjetë avionë. Nga ana e tij Assad kërcënon Izraelin në rast sulmi.

https://p.dw.com/p/18hjP
Fotografi: picture-alliance/dpa

Rusia furnizon Sirinë, sipas të dhënave të saj, me të paktën dhjetë avionë luftarakë të tipit MiG-29 MM2. Drejtori i përgjithshëm i kësaj sipërmarrjeje prodhimi të MiG, Sergej Korotkov i tha agjencisë së lajmeve Interfax, se është nënshkruar tashmë një kontratë përkatse. Një delegacion sirian aktualisht është në Moskë dhe po merret me hollësitë e kësaj kontrate.

Rusia vitin e kaluar kishte furnizuar disa herë Sirinë me avionë të prodhuesit Mikojan-Gurevitsch (MiG). Vëzhguesit në Moskë e cilësojnë kontratën si një përgjigje direkte ndaj vendimit të BE-së për ti dhënë fund embargos së armëve kundër Sirisë. Moska dhe Damasku tashmë kanë rënë dakord për furnizimin e sistemit mbrojtës anti-raketor me avionë rusë të tipit S-300. Rusia prej vitesh është një aleate e ngushtë e regjimit të Bashar al Assad-it.

Bashar al-Assad
Bashar al-AssadFotografi: Reuters

Ndërkohë nga Siria vijnë tone të ashpra në prag të përgatitjeve për konferencën e planifikuar për paqe për vendin e përfshirë nga lufta civile. Assad përmes një interviste televizive tha se do ti përgjigjet Izraelit në të njëjtën mënyrë në rast të ndonjë sulmi të ardhshëm. Më parë Izraeli kishte paralajmëruar për rrezikun që vjen nga raketat ruse duke i cilësuar si një kërcënim serioz për vendin e tij. Predhat siriane kishin goditur pozicionet izraelite në Lartësitë Golan të cilat janë nën kontrollin e Izraelit qysh prej luftës së vitit 1967. Siria dhe Izraeli kanë qenë në gjendje lufte, që prej 1948, por kufiri ka qenë relativisht i qetë gjatë viteve të fundit.