1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit

7 Shtator 2019

Prej kohësh negociohej, tani u bë realitet: Autobusë me të burgosur lanë burgun e Moskës, Lefortovo. Edhe në Ukrainë u lanë të lirë të burgosurit. Të dyja palët shpresojnë për një fillim të ri në marrëdhëniet mes tyre.

https://p.dw.com/p/3PDMd
Ukraine Kiew Gefangenenaustausch mit Russland Präsident Wolodymyr Selenskyj
Presidenti Selenskyj pret të burgosuritFotografi: picture-alliance/AP Photo/E. Lukatsky

Televizioni rus raportoi drejtpërdrejt nga aeroporti Vnukovo në Moskë. Aty mbërritën dy autobusë me të 24 marinarët ukrainas, që qëndronin të burgosur në Rusi që nga nëntori i vitit të kaluar. Në Ukrainë, presidenti, Volodymyr Selenskyj i priti të burgosurit me përqafime. Edhe të afërmit prisnin me lotë gëzimi në sy në aeroportin e Borispolit. Në avion ndodhej edhe regjisori Oleg Senzov. Regjisori 43 vjeçar ishte një nga të burgosurit më të njohur të Ukrainës. Ai u arrestua në vitin 2014 dhe u dënua për „sulme terroriste" në Krime. Senzov e kryente dënimin në një koloni në pjesën ruse të Arktikut. Mediat kanë bërë ndërkohë të ditur, se secila palë do të lironte 35 të burgosur, por nuk ka konfirmime zyrtare për numrin e tyre.

Ukraine Kiew Gefangenenaustausch mit Russland Borispil International Airport
Regjisori Olen SentzovFotografi: Reuters/G. Garanich

Kritika për lirimin e të burgosurve

Edhe në aeroportin ukrainas u ngjitën në avionë të liruarit rusë. Sipas qarqeve qeveritare në avion ndodhej edhe ukrainasi Vladimir Zemach, që dyshohet të ketë qenë pjesëmarrës në goditjen me raketë të avionit malajzian, MH17, ku humbën jetën 298 vetë, mes tyre 196 holandezë. Një gjykatë ukrainase urdhëroi lirimin e tij me kusht. 40 deputetë ukrainas paralajmëruan në një  letër të hapur për dërgimin e Zemach në Rusi, sepse bëhet fjalë për një nga „të dyshuarit" kryesorë, thanë ata.

Sipas mediave ruse dhe ukranias, Moska e vuri si kusht lirimin e Zemach për këmbimin e të burgosurve. Të enjten presidenti rus, Putin u shpreh për herë të parë për këtë aksion duke e vlerësuar atë si „hap të madh drejt normalizimit". „Kjo është e pashmangshme", tha Putini. „Ne jemi dy pjesë të të njëjtit popull."

 

 

la/se/fab (rtr, afp, ap, dpa)