Rusia dhe Kina afrohen edhe më shumë me njëra-tjetrën | Bota | DW | 02.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rusia dhe Kina afrohen edhe më shumë me njëra-tjetrën

Rusia dhe Kina duan të bashkëpunojnë më ngushtësisht në të ardhmen - jo vetëm ekonomikisht, por edhe ushtarakisht. Këto janë rezultatet e para të takimit të nivelit të lartë midis dy shteteve. Presidenti kinez Hu Jintao gjendet që prej së enjtes në një vizitë shtetërore, katërditore në Rusi.

Hu Jintao për vizitë tek Vladimir Putin-i në Moskë

Hu Jintao për vizitë tek Vladimir Putin-i në Moskë

Rusia dhe Kina po afrohen edhe më shumë me njëra-tjetrën. Në temat e vështira, si për shembull në problemin e Çeçenisë apo në çështjen e Tajvanit do të bashkëpunohet në të ardhmen duke mbështetur qëndrimin e njëri-tjetrit. Kështu deklaroi kreu i shtetit kinez Hu Jintao pas një takimi të parë në Kremlin dhe edhe Vladimir Putin-i gjeti vetëm fjalë miqësore:

"Gëzohemi që kemi nderin të përshëndesim në Moskë presidentin e një Kine miqësore ndaj nesh dhe të vazhdojmë punën e përbashkët në ndërtimin e partneritetit tonë strategjik. Kemi shënuar tashmë përparim të dukshëm në përmirësimin e marrëdhënieve tona politike, ekonomike dhe humanitare."

Atmosfera midis dy krerëve të shteteve ishte e përzemërt, Putin-i e kishte pritur Hu Jintao-n të enjten në daçën e tij. Kreu i shtetit kinez u takua dje me krejt udhëheqjen ruse.

Në një deklaratë mbi rendin botëror të shekullit XXI, të cilësuar tepër të rëndësishme nga Putin-i, nga dy anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit i bëhet një refuzim pozicionit monopol të një shteti, fjala mund të jetë vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Asnjë shtet nuk e ka të drejtën t'i diktojë një shteti tjetër sistemin e vet shoqëror, nuk duhet të ketë udhëheqës dhe të udhëhequr. Dhe asnjë vend nuk mund të zotërojë botën apo organizmat ndërkombëtarë pa iu përmbajtur rregullave, për shembull atyre të Organizatës së Kombeve të Bashkuara; edhe këtu i drejtohen drejtpërdrejt Amerikës.

Kjo afërsi politike midis Rusisë dhe Kinës u nënvizua edhe nga një marrëveshje, e cila prek bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve. Për të parë herë dy vendet dikur në armiqësi me njëri-tjetrin do të zhvillojnë manovra të përbashkëta, brenda këtij viti - edhe kjo shenjë e një bashkëpunimi të ri.

Në këto çaste ky bashkëpunim pasqyrohet para së gjithash në fushën ekonomike. Kina në boom ka nevojë për naftën dhe gazin rus, deri në 12 miliard dollarë planifikojnë të investojnë vitet e ardhshme kinezët në Rusi. Deri në fund të dhjetëvjeçarit vëllimi i shkëmbimeve tregtare do të zgjerohet nga 12 miliard dollarë në 60 miliard.

Për Rusinë duket se Kina me rritje të jashtëzakonshme ekonomike sa vjen e kthehet në alternativë ndaj Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Atëherë Kremlinit nuk do t'i duhet të merret më me akuza si për shembull shkeljen e të drejtave të njeriut apo kufizimin e lirive qytetare.

  • Data 02.07.2005
  • Autor Hermann Krause
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOp
  • Data 02.07.2005
  • Autor Hermann Krause
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOp
Reklamë