″Rusia dhe ju keni punuar mirë″ | Evropa | DW | 15.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Rusia dhe ju keni punuar mirë"

Presidenti gjerman Këhler për vizitë tek Putini në Shën Peteresburg

default

Presidenti gjerman, Horst Këhler, nisi dje viziten e parë zyratre në Rusi. Në Shen Petersburg ai u takua për herë të pare me presidentin rus Vladimir Putin. Me një ceremoni në filarmoninë e Shen Petersburgut të dy krytaret e shteteve nisën përfundimin e takimeve kulturore gjermano-ruse, të filluara para 2 vjetesh.

Ishin tinguj të fuqishem të organos 100 vjeçare të markës Walcker të cilën Gjermania e restauroi për 1, 1 milionë euro. Një dhuratë për qytetin e Shen Petersburgut me rastin 300 vjetorit. Pas tingujve erdhen fjalë të forta të presidentit. Viziten e tij të pare në Rusi Këhler e shfrytezoi për komplimente.


"Rusia dhe ju keni punuar mirë zhvillimi ekonomik rezulton më i mirë se ç´kanë patur frikë disa edhe FMN-ja"
Që nga kjo kohe në Fondin Monetar Nderkombëtar njihen
presidenti gejrman Këhler dhe Vladimir Putin, i cili u gezua për levdaten për punën e tij të mirë qeveritare.
"Sic ju njoh unë ju zoti president ju vete e dini se çfare është akoma jo në nivelin e duhur dhe çfare duhet bere ende. Dhe është mirë që ju drejtoni kete vend. Sepse besoj se e udhehiqni në drejtimin e duhur."

Marrëdhënia e dy vendeve me njeri-tjetrin 60 vjet pas përfundimit të luftes dhe 50 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike është më e mirë se kurrë më parë, theksuan të dy kryetaret e shteteve, që përmenden se me punën rinore gjermano ruse pas politikës do të forcohen edhe marrëdhëniet ndernjerëzore.
"Ne desherojmë që të gjitha keto aktivitete me rastin e ditës perkujtimore do të jenë një simbol i pajtimit të pergjithshem mbarëevropian."
Sepse ketu tha shefi i Kremlinit ka disa gjera për t´u permiresuar.
St Petersburgu qyteti i lindjes së presidentit rus është bërë padyshim simbol i marrëdënieve gjermano-ruse, qytet i cili pas dy lufterave boterore dhe rrethimit vdekjeprures nga trupat naziste gjermane u zhvillua me veshtiresi. Dhe keshtu Këhler foli edhe një herë për muzikën e organos.
"Në teater u tha se kjo organo nuk nxjerr vetem tinguj të bukur, por shpresojmë se ndihmon edhe për të sheruar shpirterat."
Për shtypin të cilit nuk iu lejua të bënte pyetje mbeti e paqarte ne se u preken edhe tema të diskutueshme. Këhler tha se po.
"Keto marrëdhënie të mira na lejojnë ne të flasin hapur me plot respekt, edhe për gjera ku ekzistojnë mendime të ndryshme."
Tema e pafund e artit të grabitur do të diskutohej gjate darkës. Putin tha vetem se ky është një problem, që duhej t´i permiresonte dhe jo t´i keqesonte marrëdhëniet. Edhe vepra të kulturës ruse janë zhdukur në koleksionet private perendimore. Ndoshta në shenje të vullnetit të mirë mund të ekspozohej në Moske "Madona Sikstina" e cila është restauruar në Rusi por që ndodhet nderkohe në Dresden.

  • Data 15.01.2005
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFK
  • Data 15.01.2005
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFK