Rumania dhe Bullgaria do të hyjnë në BE, por dera nuk do të hapet krejt | Politika | DW | 04.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Rumania dhe Bullgaria do të hyjnë në BE, por dera nuk do të hapet krejt

Kthim mbrapa nuk ka për BE-në përsa i përket anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë. Shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së janë dakorduar, që data e hyrjes në BE të këtyre dy shteteve të jetë 1 janari i vitit 2007.

Komisari i zgjerimit evropian, Oli Rehn

Komisari i zgjerimit evropian, Oli Rehn

Rumania dhe Bullgaria ka shumë vite që plotësojnë kërkesat minimale përsa i përket çështjes së ekomomisë së tregut dhe zhvillimit të demokracisë. Arsye për t'u shqetësuar ka në fushën e realizimit të drejtave të pakicave etnike siç është rasti me romët, pastaj problemi i tregtisë me fëmijë, lufta e krimit të organizuar dhe ekonomisë së zezë.

Klaus Hensh, deputet socialdemokrat gjerman në Parlamentin Evropian, evidenton pikat më kritike: "Reforma të pamjaftueshme në sektorin e gjyqëssorit, pra fjala është për pavarësinë e gjykatave dhe luftimit të korrupsionit." As në Rumani e as në Bullgari njerëzit ende nuk e vërejne faktin se sistemi gjykësor është i pavarur.

Në vazhdim të diskutimit të tij deputeti gjerman, Hensh ka theksuar:
"Gjykuar nga ajo që Komisioni ka paraqitur, rrjedh se situata në Rumani mund të vlerësohet më pozitive se sa në Bullgari"

Brenda dyerve të mbyllura në Strasburg është zhvilluar debati në komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, ku janë shfaqur zëra kritikë, shprehet Bernd Posel, deputet gjerman i CSU-së: "Pra duket qartë se ka probleme të rënda, të cilat nuk janë zgjidhur, por nuk dëshirohet që kjo të besohet".

Marrëveshja e anëtarësimit të Rumanisë dhe Bullgarisë, të cilën Parlamenti Evropian e ka ratifikuar vitin e kaluar përbën mundësinë, që anëtarësimi në rast nevoje të shtyhet edhe për janarin e vitit 2008. Një shtyrje e këtillë mund të ketë edhe konsekuenca negative, mendojne disa. Sepse mund të çojë deri tek kriza e brendshme politike dhe motivimin e vullnetit për reforma. Përfaqësuesi i presidencës austriake të BE-së, austriaku, Hans Vinkler thotë:
"Unë mendoj, se do të ishte një gabim i madh që shtyërja të bëhet vetëm për shkak të lodhjes nga zgjerimi."

Komisari evropian për zgjerimin, Oli Rehn do të thotë në mes të majit nëse do të ketë shtyrje të anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë: "Ne kemi parasysh atë që edhe pas anëtarësimit të ketë një mekanizëm vëzhgimi. Dhe ne me siguri do të vëmë në përdorim klauzolën e sigurisë në rast se një vend apo të dyja vendet nuk kanë arritur të plotësojnë kushtet si në sigurinë e artikujve ushqimorë apo mbrojtjen e shtazëve.

Do të veprohet me kufizimin kohor të anëtarësimit në BE, mendon Klaus Hench: "Unë mendoj, se Komisioni do të vijë në përfundimin, se klauzolat e parashikuara të sigurisë, t'i verë në përdorim në marrëveshje".

  • Data 04.04.2006
  • Autor Klaus Bofo
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqqW
  • Data 04.04.2006
  • Autor Klaus Bofo
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqqW