Rucker: Serbët dhe shqiptarët do të pajtohen një ditë | Ballkani | DW | 24.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rucker: Serbët dhe shqiptarët do të pajtohen një ditë

Krerë të qeverisë vendore dhe të administratës ndërkombtare, vizitojnë komunat e Kosovës për të njoftuar qytetarët për së afërmi me përmbajtjen e Pakos së Ahtisarit, e konsideruar si zgjidhja e vetme e cila garanton stabilitet në rajon.

Joachim Rücker

Joachim Rücker


Kryeadministratori I Kosovës, Joachim Rucker, në një takim me qytetarët e Klinës, këte rrugëtim të përbashkët e quajti ngjitje në një maje mali.

"Zakonisht, kur flas për statusin e Kosovës dhe për zhvillimet e deritanishme, më pëlqen metafora se ne po ngjitemi në një majë mali ku secili hap është i rëndësishëm dhe ne duhet të kemi kujdes ku vëmë këmbën. Herë-herë bie mjegulla dhe situata
vështirësohet, por asnjëherë nuk është e pashpresë, sepse maja mbetet atje".

Kosova do të jetë një shtet demokratik për të gjithë qytetarët e vet-deklaroi presidenti I Kosovës, Fatmir Sejdiu, para qytetarëve të Pilot njësisë komunale të Junikut, në javën e kaluar, duke vënë fokusin në një dokument shtesë të Propozimit të Ahtisarit:

"Një element shumë I rëndësishëm është se, Ahtisari do të bashkangjisë një prozpm rekomandimesh politike, në të cilin në mënyrë të drejtpërdrejt do të japë edhe
formulën për Kosovën e ardhshme".

Një shqetësim i shprehur në të gjitha debatet me qytetarë rreth Pakos se Ahtsisarit, është çështja e qytetit të Mitrovicës dhe Zonat e Mbrojtura rreth kishave ortodokse, të cilat murin ndarës në mes të shqiptarëve dhe serbve duket se e bëjnë të
pakapërcyeshëm. Në debatin me qytetarët e Klines, ku ishin prezent kryeadminsitratori Rucker, kryparlamentari Kolë Berisha si dhe ministri për kthim
pranë qeverisë se Kosovës, Branisllav Grbiç, klinasi Sefer Gashi sjell sipas tij, dy kushte bazë për krijimin e një Kosove të re dhe stabile:

" Ne falim kur na kërkohet falje. Asnjë serb nuk ka kërkuar falje!...Serbët nuk e kanë pranuar krimin nëë dhe sot jetojnë me ne dhe nuk na pengojnë aspak! Dhe tjetra, ne nuk i kemi dhënë besë Albin Kurtit, Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt as dikujt tjetër që do të vdesim për ta. Ne do të vdesim për pavarësinë e Kosovës se ky popull e do bashkimin me familjen evropiane!"

Kryeadministratori I Kosovës, Joachim Rucker, është i bindur se pajtimi mes këtyre dy kombeve do të ndodhë një ditë, siç ka ndodhur me kombe të tjera në botë.

"Mendoj se pajtimi individual mund të vie në një periudhë të arsyeshme, ndërsa pajtimi mes kombesh është më I gjatë dhe më I vështirë. Ka ndodhur në vende të tjera dhe e njëjta do të ndodh edhe në mes Kosovës dhe Serbisë".

Ministri për Kthim, Branislav Grbiç:"Absolutisht, për tu zgjdhur një problem duhet të
ndërtohet një klimë mirëbesimi. E di se ka pasur ngjarje të hidhura. Por, të gjthë jemi viktima të kësaj dhe që të gjithë dëshirojmë një zgjidhje, ku do të gëzonim të drejtën ligjore".

Megjithëse propozimi I Ahtisarit nuk sjell gjithë atë që synonte populli i Kosovës, ky është hapi i parë që i siguron të ardhmen e saj-u tha të premten, në Istog, në një tryezë informuese mbi përmbajtjen e Pakos së Ahtisarit, ku ishin të pranishëm, zëvendësshefi i Zyrës Amerikane, Alex Laskaris dhe deputetja e Parlamentit të Kosovës, Xhylnaze Syla,.

Po të premten, presidenti I Kosovës, Fatmir Sejdiu, me tu kthyer prej vizitës disaditore në SHBA, i shoqëruar nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Gjermanisë në Prishtinë, Eugen Wollfart dhe ai i Zyrës së Francës, Tieri Rejnar, vizitoi komunën e Prizrenit.

"Delegacioni i Kosovës e pranon këtë dokument dhe ky qëndrim është i mbështetur nga Kuvendi i Kosoves"-tha me këtë rast, presidenti Sejdiu.

Dhe kjo nuk ishte e lehtë, thote kryeparlamentari Kolë Berisha, para qytetarëve të Klinës." Por, u bë e mundur falë dy faktorëve kryesor: synimit sontë të
qartë dhe mbështetjes së qytetarëve të Kosovës."

Përkundër faktit se as pas 14 muajsh bisedimesh në Vjenë, në mes të Prishtinës dhe Beogradit nuk është arritur asnjë kompromis, trajtimi i çështjeve të veçanta brenda kësaj kohe është përmbledhur në pakon përfundimtare të Ahtisarit, për t'iu dorëzuar
Këshillit të Sigurimit të Organizates se Kombeve te Bashkuara.

Kryeadministratori i Kosovës Joachim Rucker, kthehet prapa në kohë: "Nëse mendojmë se ku ishim para një viti apo dy, do të shohim progresin. Nuk mund të arrimë majat përnjëherësh, por duhet të shkojmë hap pas hapi. Tashmë kemi dritën e gjelbër nga Bashkimi Evropian, që Marti Ahtisari të vazhdojë me hapa të mëtutjeshëm".

Shefi i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, të martën pritet ta vizitojë Deçanin.

  • Data 24.03.2007
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXM
  • Data 24.03.2007
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXM
Reklamë