1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ruajtja e trashëgimisë historike në Kosovë; Dialogu ndërfetar në Gjermani

6 Gusht 2010
https://p.dw.com/p/OeFv

1. Trupat e NATO-s në Kosovë do t'i lënë nën mbrojtjen e policisë së Kosovës objektet e kishës ortodokse në Kosovë. Si paraqitet gjendja? Ajete Beqiraj

2. Në shekullin e19-të njerëzit kanë qenë të mrekulluar prej orientit. Artistë të shquar francezë si Delacroix, apo Ingres e përjetësuan përfytyrimin e tyre për Lindjen e Afërt në telajo. Edhe në pikturën gjermane motivet orientale patën koniunkturë në atë kohë. Po si i shohin këtë piktura, ata që pasqyrohen në to? Çfarë thonë myslimanët për këndvështrimin perëndimor mbi kulturën e tyre? Këto çështje trajtohen në serinë: "Arti në dialogun ndërfetar". Një herë në muaj në sallën e artit të Hamburgut takohen teologë të krishterë, myslimanë dhe hebrej, për të diskutuar para pikturave për motivet fetare. Silke Lahmann-Lammert ka asistuar aty. Tema e materialit në vazhdim është: „Përfytyrimi për Zotin" dhe „Imazhi i zotit" në pikturë.