1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

200909 UNO Peacekeeping

21 Shtator 2009

Detyra kryesore e misioneve paqësore është, sipas kartës së OKB-së, sigurimi i paqes. Mirëpo kur shikon ndërhyrjet humanitare të OKB-së sheh se hendeku midis idealit dhe realitetit është shumë i madh.

https://p.dw.com/p/JlQF
Mbi 100 000 helmetkaltër të OKB-së gjenden aktualisht në 15 misione paqësore në katër kontinente.
Mbi 100 000 helmetkaltër të OKB-së gjenden aktualisht në 15 misione paqësore në katër kontinente.Fotografi: AP

Mbi 100 000 helmetkaltër të OKB-së gjenden aktualisht në 15 misione paqësore në katër kontinente. Tetë prej tyre, që janë edhe misionet më të mëdha, gjenden në Afrikë, rajonin me numër më të madh të viktimave në njerëz. Shumica e këtyre misioneve po përballen me probleme të mëdha dhe nuk mund të konsiderohen si të sigurta.

Tetë prej misioneve të OKB-së, që janë edhe misionet më të mëdha, gjenden në Afrikë.
Tetë prej misioneve të OKB-së, që janë edhe misionet më të mëdha, gjenden në Afrikë.Fotografi: AP

Gjenerali Martin Luther Agwai, i cili deri para disa javësh ishte në misionin UNAMID, në provincën e Darfurit, shpjegon shkaqet e vështirësive. „Sfida më e madhe e UNAMID-it është që në Darfur nuk ekziston paqja që duhet siguruar.“

Situata ka qenë ndryshe me 17 misionet paqësore, të organizuara deri në fund të luftës së ftohtë në vitin 1990. Shumë prej tyre ishin të suksesshme. Helmetkaltërit janë dërguar më parë në zonat e konflikteve vetëm pas përfundimit të fazës së nxehtë të luftrave dhe vendosjes së armëpushimeve.

Automjet i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, 20 mars 2004.
Automjet i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, 20 mars 2004.Fotografi: AP

Pas përfundimit të luftës së ftohtë kanë ndryshuar dukshëm këto kushte. Duke u nisur nga luftrat në hapsirën e ish Jugosllavisë në vitet 90-të, helmetkaltërit janë dërguar gjithnjë e më shpesh në zonat e luftrave qytetare dhe konflikteve ndërshtetërore, ende pa përfunduar luftimet. Sfidat dhe rreziqet në këto zona, ku shpesh kanë luftuar më shumë se dy grupe mes vete, janë shtuar gjithnjë e më shumë.

Megjithatë, problemi më i madh në 20 vitet e fundit është që OKB-ja ka shumë pak ushtarë në dispozicion për misionet e shumta. Ndërkohë që ushtarët shpesh dërgohen në këto zona tepër vonë. Po ashtu si ish - komandati i UNAMID-it Martin Luther Agwai flet edhe gjenerali tjetër Babacer Gaye, komandant i misionit MONUC në Kongo, i cili për muaj të tërë kërkon shtimin e numrit të trupave atje. „Ne kemi nevojë urgjente për trupa shtesë. Ish - sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan, ka kritikuar shpesh që OKB-ja është shndërruar në njësi zjarrëfikësish, e cila automjetet e blen vetëm pas shpërthimit të zjarrit.“

Ushtar helmetkaltër në Kongo.
Komandanti i misionit MONUC në Kongo, Babacer Gayei kërkon shtimin e numrit të trupave atje.Fotografi: picture-alliance/dpa

Mungesa e pajisjeve për misionet e OKB-së e bën të pamundur realizimin e mandatit të parashikuar nga OKB-ja. Dallimet mes qëllimeve dhe mundësive në veçanti vërehen në misionet në Afrikë. Kështu është edhe në misionin MINURCAT në Republikën e Afrikes Qendrore, thotë gjenerali Elhadja Mouhamedou Kandji. „Mandati i Këshillit të Sigurimit bazohet mbi një numër të caktuar trupash. Plotësimi i mandatit nuk është i mundur pa pasur trupat e domosdoshme. Ndërkohë që në pesë muajt e parë nuk kemi pasur as 50 për qind të trupave të parashikuara. Kjo është sikur në fushën e futbollit të dërgosh vetëm gjysmën e ekipit dhe të presësh fitoren."

Problemet mund të kalohet vetëm me krijimin e një trupe të përhershme të pajisur mirë të OKB-së. Por ky propozim deri tani nuk ka marrë mbështetjen e shumicës së shteteve anëtare të OKB-së.

Autor : Andreas Zumach / Bahri Cani

Redaktoi : Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë