Rruga për të majtën e re është e lirë | Gjermania | DW | 26.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rruga për të majtën e re është e lirë

Partia e majtë dhe alternativa zgjedhore punë dhe drejtësi sociale do të bashkohen

25 mars 2007, Formohet Partia e majtë e re

25 mars 2007, Formohet Partia e majtë e re

Krijimi i një të majte të re në Gjermani po merr konture të plota. Në dy kongrese të zhvilluara njëkohësisht delegatët e partisë së majtë PDS dhe të alternativës zgjedhore punë dhe drejtësi sociale votuan të dielën për procesin e shkrirjes, i cili do të realizohet në Berlin në mes të qershorit.

Në qendër të takimit dyditor ishin çështje organizative dhe pogramatike për orientimin e të majtëve në të ardhmen. Në parlament politikanët e të dy partive përbëjnë që prej vitit 2005 një fraksion të përbashkët. Përpara se të votohej për të ashtuquajturin vendim për shkrirje, Gregor Gysi doli në pultin e oratorit dhe u tha me ironi delegatëve të partisë së majtë, PDS, se atë e kanë thirrur për të mbyllur vrimat".

Kryetari i fraksionit në parlament shfrytëzoi kohën 45 minuta, për të bërë reklamë për bashkimin me alternativën zgjedhore punë dhe drejtesi sociale. Do të ndryshojmë karakterin dhe ndoshta të humbasin edhe një pjesë të identitetit, për t´u kthyer nga një parti gjermanolindore në një parti të Gjermanisë së bashkuar. Ky hap mund të bëhet me besim në vetvete, sepse sjellim me vete pervojat nga të dyja sistemet. Me kembengulje Gysi paralajmëri që të mos glorifikohet Gjermania e dikurshme demokratike.
"Por kur t´a arrijmë së bashku, t´i permendim qartë shkaqet e dështimit të socializmit shtetëror dhe të theksojmë çdo ditë të metat dhe rreziqet e kapitalizmit, domethënë nëqoftëse ne bëjmë të qartë, se ne as nuk duam një shoqëri që të na mbajë nën tutelë dhe as një shoqëri në të cilën para dhe fitimi kanë më shumë vlerë se njeriu, atëherë i prezantojmë vetes dhe të tjerëve shumë dhe me këtë edhe një të ardhme të madhe. Ky është shansi që kemi."

Para pleduajesë së Gisit delegatët qoftë ata të partisë së majtë, qoftë të alternativës zgjedhore punë dhe drejtesi sociale kishin debatur dhe votuar. Ata përbëjnë thelbin e drejtimit të ardhshem të të majtëve, të cilet e konsiderojnë veten si socialistë demokratë. Qëllimi i tyre: Kapërcimi i kapitalizmit në formën e tij të sotme. Apo sic u shpreh kryetari në detyrë i partisë së re, Oskar Lafontaine: E majta e konsideron veten si lëvizje e rinovimit demokratik.


"Në të gjitha cështjet vendimtare, qofshin pensioni, apo rroga, ligji për taksat, paratë për të papunët, apo misionet e Bundesverit jashtë shteti, gjithnjë dy të tretat e përfaqësuesve të popullit të quajtur Bundestag, votojnë kunder dy të tretave të popullsisë. Demokracia jonë del jashtë kontrolli, nqs nuk ndryshon. Prandaj kemi nevojë për një forcë të re politike në Gjermani."

Gati 88 përqind e delegatëve të alternativës zgjedhore punë dhe drejtesi sociale dhe gati 97 përqind e partisë së majtë PDS votuan për procesin e bashkimit. Fjalën e fundit e kanë tani të 60 000 anëtarët e partisë së majtë PDS dhe të 12 000 nga rradhët e alternativës zgjedhore punë dhe drejtesisë sociale. Votimi i parë fillon në fund të marsit. Bashkimi i së majtës së re pritet në një kongres të përbashket me 16 qershor në Berlin.

  • Data 26.03.2007
  • Autor Marsel Fürstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqx6
  • Data 26.03.2007
  • Autor Marsel Fürstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqx6