Rruga e vendeve të Ballkanit drejt BE-së - Konferncë ndërkombëtare për Evropën Juglindore në Berlin | Evropa | DW | 04.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rruga e vendeve të Ballkanit drejt BE-së - Konferncë ndërkombëtare për Evropën Juglindore në Berlin

Në prag të zgjerimit të Bashkimit Evropian me dhjetë vende të reja në Berlin përfaqësues nga media, politika dhe ekonomia diskutuan për perspektivat dhe detyrat që dalin para vendeve të Evropës Juglindore. Konfernca u organizua nga Deutsche Welle dhe Shoqata gjermane për Evropën Juglindore.

Përse dështoi autostrada Maqedoni Greqi, që ishte planifikuar të ndërtohej në prag të lojërave olimpike të Athinës? Sepse studimi i leverdishmërisë ekonomike vuri në dukje që nga ajo rrugë kalonin vetëm dy makina në orë, e jo 15, që ishte parakusht për miratimin e projektit. Një shembull ky, sipas Dr. Srdjan Kerim, ish-ministrit të jashtëm të Maqedonisë, që në konferencën e zhvilluar të mërkurën (31.03.04) në Berlin flet për mangesite e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Sipas Kerimit, parakushtet e vena per projektet shpesh ishin te parealizueshme. Rezultati: "U tha që EJL do të shndërrohej në kantjer ndërtimi, por unë nuk shoh asnjë shenjë të saj". Kritika e Dr. Kerimit kishte të bënte kryesisht me akspektin infrastrukturor. Kështu rezultati është ende që për të shkuar nga Shkupi në Sarajevë të duhet më gjatë se sa për të shkuar me aeroplan në Toronto, tha Kerim, që kishte ardhur në konferencë si përfaqësues i grupit të mediave Westdeutsche Allgemeine Zeitung (WAZ) si edhe perfuaqesues i Shoqates Ekonomike Gjermano-Maqedonase.

Konferenca e organizuar nga Shoqata për Evorpen Juglindore me qendër në Mynih, SOG, si dhe Redaksia e Gjuhöve tö Huaja tö Radios Deutsche Welle, kishte si qëllim të bënte një bilanc të situatës, në të cilën ndodhen vendet e Evropës Juglindore, në prag të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Vëmendja në Konferencë u përqëndrua kryesisht në cështjen, se ç´mund të bëjë politika, mediet dhe ekonomia, në mënyrë që rajoni të integrohet sa me shpejt edhe politikisht në atë kontinent, të cilit prej kohësh i perket gjeografikisht.

Me shembullin e përmendur më lart, Kerim, ilustroi, një kritikë që kishte ushtruar më parë ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Fjala ishte për Paktin e Stabilitetit për Evorpën Juglindore, që pesë vjet më parë, kur u miratua zgjoi shpresa të mëdha, se rajoni do të kthehej në një kantjer ndërtimit, ndërsa sot, ky kantjer nuk shihet askund, thotë Kerim: "Shpresat e mëdha u vunë nga Amerika dhe vendet e Bashkimit Evropian, e jo nga vendet e rajonit. U fol për një plan të ri të tipit Marshall për Evropën Juglindore, me anë të të cilit, rajoni do të shndërrohet në kantjer ndertimi për vite me radhë. Por parakushtet ishin nganjëherë të parealizueshme." Tha Kerim, duke kritikuar vecanërisht anën ekonomike të Paktit të Stabilitetit, sektorin e infrastrukturës, ndërkohë, që sic tha ai, në fushat e tjera Pakti i Stabilitetit u realizua shumë më me kujdes se në ekonomi. Kerim kishte ardhur në konferencë edhe si përfaqësues i grupit tö mediave "Westdeutshe Allgemeine Zeitung", i ish-Koordinatorit tö Paktit tö Stabilitetit, Bodo Hombah.

Edhe drejtori i përfaqësisë së Bankës Gjermane në Beograd, Volfgang A. Valter, tha se ndihmat që vijnë në rajon janë të pakoordinuara, dhe të pamenduara mirë: "Ne jemi të prirur që, në qoftë se miliardi i parë nuk sjell asgjë, atëherë hidhemi menjëherë tek i dyti. Unë besoj, se po të koordinoheshin ndihmat shumë më mirë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do të ecnim shumë më përpara."

Që vendet e Evropës Juglindore do të hyjnë në Bashkimin Evorpan, kjo duket se është një e ardhme, që nuk e vë askush në dyshim. Kështu të pakten u vendos në samitin e Selanikut një vit më parë. Në shembullin e Turqisë, një nga referuesit, Vural Oger, manaxher i një prej dërmarrjeve më të medha të turizmit në Gjermani, Oger Tours me qendër në Hamburg, theksoi se sa e rëndësishme është që një vend të hyjë në Bashkimin Evropian: "Bankat gjermane janë shumë të rezervuara ndaj investimeve në Turqi. Kam 20 vjet që negocioj me to, për të marre kredi. Mund të vë një kasetë, në vend që të përsëris argumentat: Në momentin kur Bashkimi Evropian do të fillojë negociatat me Turqinë, atëherë bankat gjermane do ta ndryshojnë sjelljen ndaj Turqisë.

Ogur tha se ai vetë nuk beson në marrëdhëniet ndërrajonale. Sepse në rajon nuk ka kapital të mjaftueshëm: "Në Rumani ka 400 firma turke, 300 bukëpjekes turq ka vetëm në Bukuresht. Vetëm në Bullgari dhe Rumani turqit kanë investuar në ekonominë e mesme afro dy miliardë dollarë. Në 5-6 vitet e fundit shuma e investimeve nga të gjitha vendet evropiane ishte pak mbi 400 milionë dollarë, kjo është qesharake. ...Unë e përdor ndërmarrjen time prodhuese në Turqi, jo vetëm për Turqinë por eksportoj edhe më tej në Bullgari, Rumani, në Lindjen e Mesme. Të njejtat argumente ka edhe Mercedesi. Turqia është shumë interesante jo për 70 milionë banorët e saj, por edhe për 200 milionët e tjere që janë rreth e përqark. Ogur citoi disa nga menaxharët e firmave të mëdha gjermane që thonë, ne ëndërrojmë që Turqia të hyjë në Bashkimin Evropian, sepse e shohim këtë vend jo vetëm si vend prodhimi por edhe si vend konsumi."

Ndryshe nga Oger, përfaqësuei i Siemensit në Berlin, Sobotka, që merret me marrëdhëniet me jashtë tha, se për ekonominë nuk është shumë e rëndësishme, në se një vend hyn në BE apo jo. E rëndësishme është tha ai, që në vend të veprojë ligji, dhe rregulli, që manaxheri të ketë besim në këtë vend, dhe që të ketë qëndrueshmëri personeli. Sobotka kritikoi një dukuri shumë të përhapur në Evorpën Juglindore, që kur ndërrohet një ministër, kësthu për shembull si në Rumani, ministiri i shëndetësisë është ndërruar gjashtë herë, dhe bashkë me të janë ndërruar të gjithë drejtorët, e deri tek shefat e klinikave. Në këto raste, tha Sobodka, nuk mund të krijohen kushte bashkëpunimi dhe frymë mirëbesimi për investime.

Për hapat e Shqipërisë drejt Bashkimit Evorpian foli gazetarja dhe studjuese në fushën e gazetarisë në Berlin Aida Cama. Cama përshkroi hapat e Shqipërisë në vitet e fundit, dhe vuri në dukje mangësinë e informacionit të drejtë të shqiptareve lidhur me BE-në. Shqiptarët duan të shkojnë të gjithë drejt Evropës, por me ëndrrën amerikane, që Evorpa do të sjellë brenda natës begati dhe përparim. Por që ky proces përmban edhe disa detyrime, këtë nuk e merr askush para sysh, tha cama.

Tërësisht jashtë rendit të dites së konferencës ishte lënë Kosova, e cila nuk mund të trajtohej, në kuadër të Serbisë dhe Malit të Zi, dhe nuk mund të trajtohej as më vete, sipas organizatorit, Hans Jërg Brey, për shkak se kjo do të zinte shumë vend. Megjithatë edhe gjatë konferencës, kur u fol për detyrën e politikës për afrimin e rajonit drejt BE-së, Kosova u përmend si një nga problemet kyce, zgjidhja e të cilit po e mban peng rajonin.

  • Data 04.04.2004
  • Autor Deutsche Welle.a.sh.
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHk
  • Data 04.04.2004
  • Autor Deutsche Welle.a.sh.
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHk