1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Rruga e Mëndafshit

Kina po kërkon rrugë të reja tregëtie përmes Rrugës së Re të Mëndafshit. Shumë vende përfitojnë prej planeve kineze, por disa rrezikohen nga varësia ekonomike.

Një projekt i ri i qeverisë kineze mban emrin Rruga e Re e Mëndafshit, në anglisht e njohur si "One Belt one Road". Bëhet fjalë për një projekt gjigand: itineraret e Rrugës së Mëndafshit kalojnë nëpër 60 vende të Azisë, Europës e Afrikës. Rreth 1000 miliardë dollarë do të investohen në ndërtimin e rrugëve, porteve dhe centraleve energjetike. Projekti financohet nga një fond i posaçëm i krijuar nga qeveria kineze dhe Banka Aziatike e Infrastrukturës dhe Investimeve, një bankë multilaterale zhvillimi, e krijuar me iniciativë të Kinës dhe me 61 vende anëtare.