Rruga e afrikanëve drejt Evropës është shpesh herë vdekjeprurëse | Bota | DW | 14.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rruga e afrikanëve drejt Evropës është shpesh herë vdekjeprurëse

Njerëz nga Afrika përpiqen pothuajse përditë të hyjnë në Evropën e pasur. Pas mbylljes së rrugës së tyre drejt Evropës nëpërmjet Marokut e më pas enklavave spanjolle Ceuta dhe Melilla, shumë afrikanë përpiqen të arratisen tani nëpërmjet gjirit perëndimor të Afrikës.

Varkë me emigrantë që mbërrijnë në bregun spanjoll

Varkë me emigrantë që mbërrijnë në bregun spanjoll

Pikin quhet lagja e kryeqytetit sengalez Dakar, në të cilën qëndron mulliri ku punon Musa. Musai është tip i heshtur dhe nuk i pëlqen të mburret me planet e tij:"Dua të iki në Evropë. Por kurrë nuk jam përpjekur seriozisht. Senegali nuk është vend i mirë, ka shumë probleme. Prandaj dua të iki sa më parë" - thotë ai.

Vëllai i tij Sheiku, vjen për të na shoqëruar në një dhomë që ka marrë me qera. Sheiku nuk do të flasë në rrugë mbi planet e tij për t´u arratisur. Ashtu si shumica e senegalezëve: Ata që janë duke ikur, nuk i tregojnë askujt mbi planet e tyre. Madje as familjes. Dikur vjen një telefonatë nga jashtë. Nganjëherë madje as kjo: "Ata kanë frikë se do të vdesin. Në fakt shumë njerëz vdesin gjatë rrugës. Rruga është shumë e vështirë. Nga 100 njerëz që ikin, vdesin normalisht 50 gjatë rrugës. Pra është një rrezik i madh, por gjithçka varet nga Zoti. Dhe ka shumë, shumë njerëz që vdesin."

Në moshën 20 vjeçare, Sheiku u largua nga fshati i tij për në qytet, në Dakar. Por pasi nuk gjeti punë në kryeqytet, Sheiku vendosi të udhëtojë. Përpara 6 vitesh ai u përpoq të vijë ilegalisht në Evropë. Por forcat kufitare spanjolle e kapën dhe e kthyen mbrapsht. Pas peripecish pafund, Sheiku mundi të kthehet në atdhe, por me vonesë. Gruaja e tij ishte larguar nga shtëpia. Ajo e la të shoqin, sepse ai nuk u kujdes për të dhe nuk i la para përpara se të ikte. Tani Sheiku do të vijë prapë në Evropë:

"Unë mendoj çdo ditë se si mund t´ja siguroj jetesën gruas dhe familjes time. Unë kam grua, por ajo u kthye në shtëpinë e prindërve të saj, sepse unë nuk ka para. Kur nuk ke para të majftueshme, gratë nuk të respektojnë."

500.000 franka duhet të kursejë Sheiku për udhëtimin e tij drejt Evropës. 500.000 franka janë rreth 750 euro. Por Sheiku nuk do të tregojë se sa ka kursyer deri tani, apo sa kohë do t´i duhet për ta kursyer të gjithë këtë shumë. Por Sheiku di një gjë me siguri: Këtë rradhë do të ketë fat në Evropë. Aty ai do të fitojë aq shumë para, sa që gruaja e tij do të kthehet prapë në shtëpi. Ai do të kujdeset për prindërit dhe do të ndërtojë një shtëpi: "Një shoku im ka ikur në Spanjë"- tregon Sheiku. "Pas dy vitesh atje, mundi të blejë një shtëpi. Ai ndihmon prindërit, ka fëmijë. Ai iku në vitin 1999 dhe u kthye në 2003. Nuk është as 23 vjeç, por ka shtëpinë e tij."

Për Senegalin kjo është vala e dytë e emigrimit që përjeton vendi brenda një shekulli. Herën e parë, të rinjtë u larguan nga fshati për në qytet. Por asnjëri nga ne nuk gjeti atë punë, që dëshironin prindërit tanë për ne, tregon një i ri. Kështu që tani ata vazhdojnë të lëvizin. Por këtë rradhë atje ku ka vërtet shanse: Jashtë shtetit - në Evropë: "Shteti Senegal duhet të ndryshojë. Të rinjtë duhet të kenë vende pune dhe dikush duhet t´u japë punë, që të mos largohen nga vendi. Vetëm kur gjen punë në vendin tënd, nuk ke nevojë të emigrosh."

  • Data 14.05.2006
  • Autor Rüdiger Maack
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLW
  • Data 14.05.2006
  • Autor Rüdiger Maack
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLW
Reklamë