• Rroga minimale për industrinë gjermane • Rusia partnere e Panairit të Hanoverit • Ndotja e ajrit nga pluhuri | Studimi në Gjermani | DW | 11.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

• Rroga minimale për industrinë gjermane • Rusia partnere e Panairit të Hanoverit • Ndotja e ajrit nga pluhuri

Rusia partnere e Panairit te Hanoverit

Rusia partnere e Panairit te Hanoverit

Edhe sot vëmendjen e shtypit gjerman e tërheq çështja e rrogave minimale për të cilat po diskutohet në Gjermani, sidomos në prag të zgjedhjeve për landin NRW, ku kjo ide është vënë në rend të ditës të të gjitha partive.

Fillimisht hedhim një sy në gazetën "Stuttgarter Zeitung", në të cilën lexojmë:

"Nuk ka diskutim që politika duhet të veprojë. Po ashtu nuk mjafton që gjithçka t'ua lesh në dorë ligjeve të tregut, sikurse kërkojnë liberalët. As një vit pas zgjerimit të BE-së gjithnjë e më shumë njerëz po e konsiderojnë zgjerimin e BE-së drejt lindjes më tepër si një rrezik për mirëqënin e tyre, se sa si shanc. Për një vend të tillë që varet prej eksporteve siç është Gjermania, një gjë e tillë duhet të jetë një sinjal alarmi. Dhe pikërisht për këtë politika do të bënte mirë që të reagonte shpejt kundrejt zhvillimeve në rrugë të gabuar. Aktualisht në Francë mund të vërejmë se ç'përzierje është krijuar prej frikërave dhe paragjykimeve. Qeveria franceze nuk është e sigurt nëse në referendumin e ardhshëm shumica e francezëve do të votojë pro Kushtetutës Evropiane."

Gazeta "General Anzeiger" që botohet në Bonn, duke vlerësuar anët pozitive që mund të kishte një ligj i tillë, thekson se ky nuk përbën rrugëdalje të përgjithshme.

"Vendosja e një rregulloreje për shërbimet si në rastin e asaj të fushës së ndërtimtarisë, mund të ndihmojë për ta kufizuar dumpingun social dhe atë të rrogave. Por me këtë nuk arrihet të kapërcehet përfundimisht gjendja e vështirë, sepse rregullimi me atë të ligjit vetëm sa do të ofronte një shtyrje të afatit. Pas të paktën gjashtë vjetësh ligjet për periudhën kalimtare në lidhje me punësimin e banorëve nga vendet e reja të BE-së marrin fund dhe kështu polakët, çekët apo hungarezët do të ketë të njëjtat të drejta si gjermanët për të kërkuar punë në Gjermani. Për këtë shumë më e rëndësishme do të ishte që në Gjermani të uleshin shpenzimet për rrogat."

Kalojmë në një temë tjetër që gjen jehonë në shtypin gjerman, panairi i Hanoverit, vend mik i së cilit është këtë vit Rusia. Me këtë rast në Hanover erdhi edhe vetë presidenti rus Putin që u takua me kancelarin gjerman Shrëder. Në gazeta "Tagespost" / Würzburg, lexojmë:

"Rusia synon të shndërrohet në një vend me teknologi të lartë. Këto janë deklaratat e politikanëve në Hanover. Kjo të kujton barcaletat e kohës sovjetike, kur politika dhe shkenca ruse shkëlqenin duke përdorur superlativa, si Bashkimi Sovjetik ka raketat më të mëdha atomike, centralët më mëdhej atomikë dhe mikroprocesorët më të mëdhej në botë. Gjithsesi duhet thënë se në rast se nisemi prej nivelit të shkollimit të shkencëtarëve rusë, atëhere ky synim nuk ka pse të mos arrihet. Problemi qëndron diku tjetër. Te korrupsioni tepër i lartë dhe sistemi ligjor rus që është për tokë. Po ashtu fjalën në Rusi nuk e kanë shkencëtarët por politikanët provincialë, kështu që proverbi "Rusia është e madhe dhe cari është larg", vazhdon të mbetet në fuqi. Përpara se të kapërcehen këto vështirësi Rusia do të vazhdojë të mbetet një fqinjë me një të ardhme gjithnjë të madhe, por kjo e ardhme do të vazhdojë të shtyhet nga një ditë tek tjetra."

Së fundi citojmë nga gazeta "Hannoversche Zeitung" e cila trajton problemin e pluhurit të rrugëve dhe sasisë së ndotjes së ajrit prej tij.

"Problemi i ndotjes së ajrit prej pluhurit ka kohë që injorohet. Në Francë dhe vende të tjera të BE-së kjo temë nuk është shtruar ende për diskutim, edhe pse BE-ja ka që në vitin 1996 që synon të vendosë rregulla për këtë çështje. Edhe në Gjermani ka politikanë që në vend që të angazhohen për vendosjen e një ligji të tillë, vënë në diskutim idenë e Brukselit. Po kjo ide e Brukselit vetëm se mundohet që të arrijë atë që në SHBA ka kohë që është shndërruar në standard. Në SHBA egzistojnë që prej vitit 1997 rregulla për sasinë e pluhurit që lejohet në ajër. Ka ardhur koha që të ndërmerren hapa për të ulur përqindjen e pluhurit në ajër, që shkakton sëmundje të ndryshme të aparatit të frymëmarrjes. Politika ka frikë se me masa të tilla mund të rrezikohen vende pune. Por futja në përdorim e teknologjive moderne që mbrojnë ambientin do të çojë edhe në hapjen e vendeve të reja
  • Data 11.04.2005
  • Autor PP
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arw0
  • Data 11.04.2005
  • Autor PP
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arw0