Rroba të shtrenjta nga Hugo Boss bëhen gjithnjë e më të pëlqyeshme për kinezet. | Bota | DW | 27.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rroba të shtrenjta nga Hugo Boss bëhen gjithnjë e më të pëlqyeshme për kinezet.

default

Nga hovi i zhvillimit ekonomik në Kinë është krijuar një shtrese që ka para. Ajo përbën një pjesë të vogël të popullsisë, por është joshese për sipërmarrësit perendimorë të cilet prodhojnë mallra konsumi. Mercedes dhe Hugo Boss janë prej kohesh në Kinë simbole të mirëqënies. Ndersa Mercedesi çmohej prej kohesh në Kinë, kostumet e shtrenjta të Hugo Boss pushtuan vitet e fundit zemrat e kinezëve të kamur.

Koncerni i modës HUGO BOSS vitin e fundit ka mundur të depertojë mirë në tregun e vështirë. Fitimi neto u rrit 10% dhe arriti 82,4 milionë euro. Këtu ka kontribuar bisnezi me Kinën. "Kina është për ne një treg i madh. Aty ka shumë nevojë të mbushen boshlleqet. Njerezit i duan produktet tona. Ne mund ta marrim me mend se në Kinë mund të kem shumë sukses për një kohë të gjatë," thotë Filip Wolff, drejtor për komunikimin dhe marketingun në qëndren e BOSS-it në Metzingen. Zhvillimi i bizneseve të HUGO BOSS-it në Kinë është një histori suksesi. Dyqani i parë BOSS u hap në Kinë në vitin 1994 dhe s´është për t´u habitur në Shangai në qytetin perendimor të Republikës popullore të Kinës. Në moment në qytetet e mëdha janë të shpërndarë 50 dyqane. Dhjetë të tjera janë planifikuar të hapen ketë vit. Për pesë vjet Kina do të ketë 100 dyqane HUGO BOSS. Përse HUGO BOSS është aq i pëlqyer në Kinë. "Ky është një kombinim i produktit të mirë, një çmimi që i korrespondon mallit dhe një imazhi të shkelqyer si kudo në botë" është përgjigja e Filip Wolfit.

Fati i mirë që emri BOSS të kujton një pozicion të eperm, ka bërë që kinezët, të cilët u besojnë bestytnive e shohin koleksionin BOSS si dicka që sjell fat dhe për këtë paguajnë me qejf, sepse cmimet në Kinë janë "sa dyfishi i atyre në Gjermani. Kjo shkaktohet nga shpenzimet e larta të transportit, taksat e importit që quhen VAT, keto janë taksa, që paguhen për prodhimet e importuara."

Dyfishi i çmimit të Gjermanisë mund të glalbërojë disa rroga mujore mesatare. Ai që nuk ka siguruar ende mirëqënien, duhet të jetojë edhe pa BOSS. Në qytetet e mëdha të Kinës mund të blesh lehtë rroba të mbishkrimin HUGO BOSS. Por ndaj ketij problemi Filip Wolf reagon me shumë lehtesi.

"Ne do të ishim të ofenduar po të mos nga imitonin. Kjo është një shenjë e mirë, që na fallsisfikojnë. Nga ana tjeter mund të themi që bashkëpunojmë ngushtë me avokatë, dedektivë dhe me qeverinë kineze për të rënë në gjurmët e fallsifikatorëve për ruajtur emblemën e firmës sonë."
  • Data 27.02.2004
  • Autor Danhong Zhang
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArTv
  • Data 27.02.2004
  • Autor Danhong Zhang
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArTv
Reklamë