Rritje e përkrahësve të aleancës së majtë, kritikë e Shilit ndaj ministrisë së Fisherit | Studimi në Gjermani | DW | 15.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Rritje e përkrahësve të aleancës së majtë, kritikë e Shilit ndaj ministrisë së Fisherit

Oskar Lafontaine

Oskar Lafontaine

Gazeta "Offenbach Post" shkruan për përkrahjen, që po gjen aleanca e majtë e perbere nga partia e socializmit demokratik dhe alternativa e majtë zgjedhore e drejtuar nga dy politikanë të kthyer së fundi sërish në politikë.


"15 vjet kanë kaluar që kur "populli" i rrënuar dhe i rraskapitur nga regjimi socialist në Gjermaninë lindore nuk duroi dot më dhe doli në rrugë që më në fund të clirohej nga kuadrot e partisë.
Dhe tani një pjesë e tyre do t´i këtë përseri? Biles edhe në perendim falë Lafontenit luajnë me zjarrin. Liria të bën siç duket qorr dhe shurdh dhe e kaluara idealizohet në mënyrë të çuditshme. Demagogë si Gizi dhe Lafonteni i flasin si ketu ashtu edhe lindje një auditori, që siç duket po rritet, për një botë që ne kujtonim se e kishim kapercyer."

"Tageszeitung" shkruan po për aleancën e majtë

"Të zhgënjyer të të gjitha landeve bashkohuni!" Në se janë të majtë të zhgënjyer, të djathtë të zhgënjyer, apo zgjedhes të pasigurtë. Oskar Lafonteni dhe Gysi i mbledhin ata. Dhe sa më shumë pikë që mbledh aleanca e majtë në anketime, sa më shumë që të raportojmë në media për këtë, aq më shumë rritet aleanca e majtë, por prit. Ndoshta duhet të ndalemi pak në këtë "Oskaromani" dhe të pyesim veten: Kë përfaqëson kjo aleancë obskurre e ketyre dy politikanëve pensionistë? Lafonteni dhe Gysi mund të jenë zëdhënës të të gjitha halleve të atyre që kanë humbur nga reformat. Por përgjigjet se si mbetet i financueshem shteti ynë, se si do ta marrë veten serish ekonomia, shkurt se si gjermanet të ngrirë nga frika do të bëhen përsëri qytetarë optimistë, ketyre pyetjeve ata nuk u japin pergjigje. Kur kjo t´u bëhet njerezve e qartë, atëherë PDS dhe WASG do të bien serish në anketime, atëherë do të informojmë përsëri më pak për to në media. Dhe fantazma në të kuqe të erret do të marrë fund shpejt."

Gazeta Mannheimer Morgen

"Nqs partia e majtë do të fitonte mirë, opozita e djathtë do ta kishte punën shumë pisk. Në fund Partia Social Demokrate, megjithese tingellon shumë paradoksale do të perfitonte nga konkurrenca e re. Sepse fshehurazi jo pak socialdemokratë janë për një bllokadë ndërmjet kampeve, që do të çonte në një koalicion të madh. Kjo nuk do të ishte zgjidhja më e keqe. Kështu martesa e elefantëve e vitit 1966 ishte shumë më e mirë nga ç´ishte nami i saj. Një variant i ri i koalicionit ndermjet unionit dhe partisë socialdemokrate do të kishte përpara një detyrë të madhe që nga përteritja e financave të shtetit, tek stabilizimi i sistemeve të sigurimit shoqëror, deri tek reforma e tregut të punës. Kështu që do të ishte një ironi e historisë, nqs pikërisht partia e majtë do të luante në këtë rast rolin e mamisë."

"Badische Neueste Nachrichten" shkruan lidhur me mohimin nga ministri i brendshem Oto Shili se ministria e tij nuk ka patur kompentencë në praktikën e diskutueshme të dhënies së vizave.

"Aq me rafinese sa u terhoq pjesërisht Shili nga afera, aq pa stil ai është sjellë në një pikë. Si Fisheri edhe ministri i brendshem ia hedh një pjesë të fajit punonjësve të tij, flet për zell të tepruar, mungesë vetëdijeje për problemin dhe kalim të kompetencave."


"Süddeutsche Zeitung" shkruan për diskutimin për masat e reja në luftimin e terrorizmit

"Ka shumë mangësi në mbrojtjen gjermane kunder terrorit. Mish-mash në të dhëna, gershetimin e sherbimeve të sigurisë, mungesë në personel dhe mungesë në armatimin e policisë. Militarizimi i sigurisë së brendshme nuk do të përmirësonte asnjërin nga këto gabime. Por do të zgjonte shpresat për më shumë siguri, që nuk mund të garantohet kurrë. Bundesveri nevojitet në Kabul dhe në Prizren, sepse aty nuk është askush përveç ushtareve të huaj, që t´i pengojnë banoret e ketyre vendeve që t´i nxjerrin syte njeri- tjetrit. Dhe kjo detyre është shumë e rëndësishme, dhe jo që Bundesveri të luajë në Gjermani rolin e policit ndihmës."

  • Data 15.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aruf
  • Data 15.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aruf