1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rritet simpatia e gjermanëve për Angela Merkelin

Judit Hartl9 Janar 2006

nga barometri politik i parë për vitin 2006

https://p.dw.com/p/Ar1k
Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë
Angela Merkel, kancelarja e GjermanisëFotografi: AP

Angela Merkel është kancelare e mirë, kështu mendojnë 60 për qind e Gjermanëve, sipas anketimeve më të fundit të intsitutit gjerman për hulumtime politiko-shoqërore, Infratest-Dimap. Deri para një muaji të këtij mendimi ishin vetëm 49 për qind e të pyeturve.

Ajo çka është më intersante: Simpatizantët e Merkelit vijnë nga të gjitha partitë. 90 për qind e zgjedhësve të unionit janë të mendimit që ajo po punon mirë, po ashtu gati 50 për qind e socialdemokratëve dhe mbi 55 për qind e të Gjelbërve. Në këtë mënyrë ajo është në krye të listës së politikanëve më të preferuar.

I dyti në radhë është kryetari i Partisë Socialdemokrate, Matias Placek, pasuar nga ministri i brendshëm Volfgang Shojble. I fundit në radhë është Edmund Shtoiber, kryeministri i Bavarisë,që ka pas vetëm 19 për qind të të pyeturve.

Ngritjen më të madhe e pati ministri i jashtëm, Frank Valter Shtajnmajer. Në anketimin e bërë në dhjetor, afro 60 për qind e të pyeturve nuk dinin ç’të thoshin, sepse nuk e njihnin. Numri i atyre që e njohin tani është dyfishuar. Infratest Dimap i publikoi rezultatet javën e kaluar. Në anketimin e zhvilluar përmes telefonit merrnin pjesë afro 1000 njerëz.