Rrethuesit e Sarajevës para tribunalit | Ballkani | DW | 12.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rrethuesit e Sarajevës para tribunalit

Proces kundër serbit të bosnjës Dragomir Milosevic

Para tribunalit të OKB-së në Hagë nisi dje një tjetër proces për rrethimin e gjatë të Sarajevës në luftën civile jugosllave. Për terror, vrasje dhe krime të tjera lufte akuzohet ish gjenerali serb i Bosnjës Dragomir Milosevic. Ai ka qenë komandant i njësisë së ushtrisë përgjegjëse për këto krime në fazën përfundimtare të rrethimit.

Për herë të dytë gjykatësit në Tribunalin e Hagës merren me rrethimin e Sarajevës. Procesi i parë në këtë cështje përfundoi para dy muajsh me një dënim spektakular. Ish gjenerali i akuzuar atëherë Stanislav Galic u dënua me burgim të perherhshem në instancën e parë dhe të dytë, deri tani, dënimi i parë i përjetshëm në historinë e gjykatës së OKB-së.
Dragomir Milosevic i cili ndodhet tani në bankën e të akuzuarve ka zëvendësuar Galicin në vitin 1994 si komandant i korpusit të serbve të Bosnjes Romania. Prokuroria shteterore i bën përgjegjëse trupat e kësaj njësie për krimet më të rënda gjatë rrethimit 44 mujor të kryeqytetit të Bosnjë-Hercegovinës. Dragomir Miloshevic nuk i ka ndyer vetë duart, por si drejtues ai mban përgjegjësi për aktet e varësve të tij, tha prokurori Alex Whiting në deklaratën e tij:
"I akuzuari ka qenë de jure dhe de facto komandanti i kësaj njësie prej 18 000 vetësh dhe administrues i të gjithë arsenalit të armëve."
Whiting dhe koleget e tij gjatë procesit duan të perqendrohen në rradhë të parë tek sulmet snajpereve famëkeqë, të cilët qëndronin të fshehur në malet perreth Sarajeves. Sipas akuzës ata kanë vrarë nga distanca pa dallim burra, gra dhe fëmijë. Sulmet tha prokurori drejtoheshin kunder popullsisë muslimane, të cilet përbënin atëherë shumicën e metropolit multietnik.
"Bombardimi dhe të shtenat nga pritat herë ishin më shumë dhe herë më pak intensive. në këtë mënyrë popullsia civile jetonte vazhdimisht në një gjendje të traumatizuar. Askush nuk mund të imagjinonte veten, familjen, apo miqte në siguri. Kështu puna në kopsht, blerja, vetë udhëtimi me tramvaj bëhej në frikë dhe rrezik."
Në aktakuzë përshkruhen raste konkrete. Psh ai i Adnan Kasapovicit. Ai ishte 16 vjec, kur duke shetitur një plumb i shpoi zverkun. Një muslimane 31 vjecare dhe djali i saj i vogel u vunë në shenjester duke mbledhur dru. Të shtenat plagosen barkun e gruas dhe kapën kokën e djalit shtatëvjecar, i cili vdiq menjëherë.
Shpesh sulmet nga malet qëllonin grupe të tëra njerezish, që ishin duke pritur në stacione autobuzi apo në rradhë para bukëpjekesit. Miloshevici sot 64 vjecar, thotë Alex Whiting, jo vetëm që e ka aprovuar angazhimin e këtyre spajperisteve, ai biles e kishte urdheruar dhe kishte mbështetur përgatitjen e tyre.
"Gjatë procesit do të paraqesim një dëshmi, një urdhër të nënshkruar me 19 janar 1995, i cili organizon transportin e atyre që përgatiteshin për snajperistë në një barakë ushtarake, me qëllim që ushtarët ta mund ta kryenin punën sic duhet."
Dragomir Milosevic i cili ka pritur dy vjet me rradhë fillimin e procesit, betohet deri sot për pafajësinë e tij. Në dukje pa emocione ai ndoqi fjalet e prokurorit. I akuzuari mbrohet para gjyqit nga avokati Branislav Tapuskovic nga Beogradi. Një jurist energjik, nganjëherë shperthyes, i cili ka mbrojtur edhe një tjetër zoteri Miloshevic, Slobodanin. Ish presidenti, që vdiq në mars të vitit të kaluar nuk ka lidhje farefisnie me Dragomirin.

  • Data 12.01.2007
  • Autor Ludger Kazmierczak
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZo
  • Data 12.01.2007
  • Autor Ludger Kazmierczak
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZo
Reklamë